Ambasadori Amerikan Roderik Mur në një intervistë për Kohen Javore

January 19, 2008   | Politika

Ambasadori Amerikan Roderik MurTë përfundojnë procedurat për “Fluturimin e shqiponjës”

Katër shtetas amerikanë janë akuzuar për terrorizëm, kurse ka edhe akuza se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë keqtrajtaur gjatë arrestimit dhe paraburgimit. Ne e kuptojmë mjaft me seriozitet detyrën numër një të çdo ambasade të SHBA-së që të mbrojë të drejtat e shtetasve amerikanë në mënyrë që të sigurojë që ata të trajtohen në mënyrë humane dhe të ndershme. Nëpunësit tonë konsullorë tashmë më se 15 herë u kanë bërë vizitë të pandehurve dhe janë në kontakte të vazhdueshme me familjarët. Është mjaft i madh interesimi për këtë rast nga familjarët e diasporës shqiptare në SHBA, nga Kongresi dhe Qeveria ime. Ne nuk do të përzihemi në këtë proces gjyqësor. Ne llogarisim në faktin se procesi është i ndershëm dhe demokratik dhe se epilogu i tij do të jetë i ndershëm.
Unë kam biseduar me zyrtarë të shumtë në këtë vend mbi akuzat se nëpunësit e policisë i kanë keqtrajtuar disa nga të pandehurit, përfshirë edhe shtetasit amerikanë. Ne vërtetë dëshirojmë që epilogu i këtij hetimi të ndriçohet dhe nëse dëshmohet që kjo vërtetë të ketë ndodhur, që autorët e keqpërdorimeve të përballen me drejtësinë dhe të dënohen. Kjo është një kërkesë krejtësisht e arsyeshme.
Së dyti, nga shkaku se të pandehurit aktualisht ndodhen në burg, Kongresi dhe familjarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak të kohës së gjatë të gjykimit. Ne nuk dëshirojmë të përzihemi në procesin gjyqësor, ngase e dimë se ai dallon nga sistemi ynë, por vërtetë dëshirojmë që kjo të marrë fund sa më parë që të jetë e mundshme me një epilog të ndershëm. Lidhur me pyetjen nëse një pjesë e Qeverisë Amerikane ka marrë pjesë në aksionin “Fluturimi i shqiponjës”, kjo ka ndodhur shumë përpara ardhjes sime këtu dhe nuk jam plotësisht i njohur me atë çfarë ka ndodhur, por edhe sikur të kishte ndodhur, kjo është diçka për të cilën nuk do të flisnim publikisht.

www.koha javore.cg.yu/