Mal I Zi, Shqiptaret kerkojne zyrtarizim te gjuhes shqipe
Mal I Zi, Shqiptaret kerkojne zyrtarizim te gjuhes shqipe
Perfaqesuesit shqiptare ne Mal te Zi kane kerkuar sot qe gjuha shqipe te jete gjuhe zyrtare ne kete vend.
“Ne komunat ku ka shumice apo numer te konsiderueshem shqiptaresh, gjuha dhe shkrimi shqip duhet te kene perdorim zyrtar”, deklaroi lideri i Lidhjes Demokratike te Shqiptareve (LDSH) ne Mal te Zi, Mehmed Bardhi. Ai kerkoi qe me kushtetuten e re malazeze te percaktohet se shqiptaret jane minoriteti me i madh qe jeton ne kete vend me shekuj. Lidhja Demokratike e Shqiptareve propozoi qe me nenin e pare te kushtetutes Malit te Zi te percaktohet si shtet i pavarur per te gjithe qytetaret e saj, popujt autokton dhe minoritete nacionale autoktone shqiptare dhe te tjere, te cilet jetojne ne Mal te Zi apo kane lindur ne te, ndersa jetojne ne vende tjera. Sipas liderit te LDSH-se, ne Mal te Zi duhet te zbatohet edhe ndarje territoriale ne rajone dhe komuna. Bardhi permedi edhe faktin se pamja dhe simbolet shteterore te Malit te Zi nuk duhet ta irritojne popullaten jomalazeze.
LD në MZ I DËRGOI KËSHILLIT KUSHTETUES TË PARLAMENTIT TË MALIT TË ZI PROPOZIMET DHE VËREJTJET NDAJ PROJEKTKUSHTETUTËS SË MALIT TË ZI
Propozime dhe vërejtje të shumtaUlqin
– LD në MZ i ka dërguar Këshillit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi propozimet dhe vërejtjet e kësaj partie lidhur me Projektin e Kushtetutës së re të Malit të Zi. Propozimet dhe vërejtjet u bënë publike nga kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, në një konferencë për shtyp të mbajtur dje.
LD në MZ ka bërë vërejtje dhe ka dhënë propozime për ndryshime në paragrafin e parë të Preambulës së Projektit të Kushtetutës së re si dhe në 36 nene të saj.
LD propozon ndër të tjera që të ndryshohet neni i parë dhe të thuhet se “Mali i Zi është shtet i pavarur dhe sovran i të gjithë qytetarëve, popujve autoktonë dhe pakicave nacionale autoktone (shqiptarëve apo të tjerëve), të cilët jetojnë apo kanë lindur në Mal të Zi dhe atyre që ndodhen dhe jetojnë në vendet tjera, me formë republikane të pushtetit.”
LD në MZ propozon po ashtu që në nenin 3, pas paragrafit të parë të shtohet paragrafi 2 me këtë përmbajtje: “Mali i Zi organizohet territorialisht në rajone dhe komuna”.
LD në MZ sugjeron që simbolet shtetërore të Malit të Zi, pasi që kemi të bëjmë me një shtet shumënacional, multikonfesional dhe multikulturor, duhet të jenë të pranueshme për të gjithë pjesëtarët si dhe që me pamjen dhe formën e tyre të mos i iritojnë të tjerët.”
(kohapress)





