Mali i Zi do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 6 prill

January 19, 2008   | Lajmet / Vijesti

Podgoricë:Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në 6 prill, njoftoi të enjten (17 janar) kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiq. Këto do të jenë zgjedhjet e para presidenciale që kur Mali i Zi u bë shtet i pavarur. Krivokapiq u kërkoi votuesve të marrin pjesë dhe ftoi BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare të dërgojnë vëzhgues. Më pas gjatë ditës, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) njoftoi se presidenti aktual Filip Vujanoviq do të kërkonte rizgjedhje për kryetar të Malit të Zi. Lëvizja opozitare për Ndryshim po propozon kreun e vet Nebojsha Medojeviq për të konkurruar, ndërsa Partia Popullore Serbe ka në plan të propozojë Andrija Mandiq.Ai apeloi tek kandidatët presidencialë që me sjelljen e tyre të kontribuojnë në ‘kodeksin e nderit dhe respektit, me ato vlera të cilat do t’i mbledhin qytetarët rreth integrimeve evropiane’.Ai po ashtu ftoi OSBE’në, Unionin Evropian dhe organizatat dhe asociacionet tjera ndërkombëtare që t’i përcjellin zgjedhjet. Mes tjerash kryetari i Parlamentit malazez tha ‘se fituesi tashmë dihet, ndërsa ky është vullneti i lirë i shprehur i qytetarëve’. Krivokapic shprehi shpresën se pas këtyre zgjedhjeve Mali i Zi do të bëhet vend edhe më demokratik.