NAZIF CUNGU FLET PËR “UBA 2007”

January 19, 2008   | Uncategorized

NAZIF CUNGU FLET PËR “UBA 2007”

Kapitull i posaçëm për pakica

Ulqin – Forca e Re Demokratike, Partia e Prosperitetit Demokratik, Bashkimi Demokratik Shqiptar dhe Alternativa Shqiptare i kanë dërguar Këshillit Kushtetues propozimet e përbashkëta me kërkesat e këtyre partive lidhur me Kushtetutën e re të Malit të Zi.
“Nëpërmes propozimeve tona që mendojmë se duhen të gjenden në Kushtetutë janë që ajo të ketë kapitull të posaçëm për të drejtat e pakicave, e jo siç është propozuar në projekt, e cila do të përmbante të drejtat e arritura nga Karta e Vogël e SMZ-së dhe nga kushtetutat e mëparshme dhe të përforcohen me ligj kushtetues për drejtat e pakicave, që do të nxirret gjashtë muaj pas aprovimit të Kushtetutës”, thuhet në kumtesën e përbashkët të këtyre katër subjekteve.
Propozimet janë përpiluar nga grupi i ekspertëve i këtyre katër subjekteve, të cilat shpresojnë se ato do të jenë edhe kërkesë e pjesës më të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi.
Këto subjekte politike vërejnë se praktika e deritashme në Mal të Zi ka treguar se ka munguar vullneti i pushtetit për implementimin e ligjeve që kanë të bëjnë sidomos me të drejtat e pakicave nacionale dhe ligjeve që kanë të bëjnë me viset ku jetojnë shqiptarët, duke besuar se ligji kushtetues do të jetë mekanizëm mbrojtës i cili do të ketë bazën në konventat dhe dokumentet ndërkombëtare.

i.k.