Projektet qe jane duke u implementuar nga Komuna e Ulqinit
Projektet qe jane duke u implementuar nga Komuna e Ulqinit
Komuna e Ulqinit e sidomos Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga në periudhën në vijim është duke implementuar një sërë projektesh, kryesisht infarstrukturore. Një pjesë e projekteve është duke u implementuar në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe vendase, ndërsa pjesa tjetër është nën financim të plotë të Komunës së Ulqinit.
Projektet që janë duke u implementuar në bashkëpunim me organizatat vendore e sidomos 1500 metra të shtyllave të ndriçimit prej Bratice deri te hyrja e Ulqinit dhe prej Pompes së vjetër të benzinit deri në hyrje të Komunes së Ulqinit.Ky projekt duhet të kushtoj afer 250 000 mij euro.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga tha se Komuna e Ulqinit vazhdon të punojë në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës në komunë duke mos harruar edhe fshatrat të cilat kanë më shumë nevojë. Ai theksoi se me ndërtimin e kanalizimit në Port Milenë do të përmbyllet edhe një punë e madhe që do të jetë në përfitim të qytetarëve të Ulqinit.
Qëllimi final i projektit është mundësia e hyrjes së kapitalit të huaj në komunën e Ulqinit. Njëkohësisht është bërë edhe identifikimi i të gjitha lokacioneve të lira të cilat me planin detal urbanistik të Ulqinit janë paraparë për veprimtari industriale, gjegjësisht për veprimtari me interes të përgjithshëm. Është duke u bërë edhe identifikimi i pronarëve private, pronësisë shtetërore, infrastrukturës aktuale, çmimi i lokacioneve, etj
Në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga theksoi se ndërtimi i hallës së sporteve asht një ndër prioritetet e tija fillestare, ndërsa në mesin e tyre projekteve të realizuara deri tani brenda vitit të parë të qeverisjes rangohet ndër më të vlefshmet dhe më të kushtueshmet nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga.Për më tepër, puna e suksesshme e Kryetarit të Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga dëshmon për këtë me ngritjen e objekteve të këtilla ku arsimohen dhe shkollohen gjeneratat e reja e investimi në to është investimi më i mirë për të ardhmen e Ulqinit.
NESËR PRITET TË MBAHET MBLEDHJA E KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Buxheti pret dritën jeshile nga Kuvendi
Ulqin – Mbledhja e parë e seancës së parë të Kuvendit të Komunës së Ulqinit pritet të mbahet nesër dhe në rendin e ditës së propozuar nga kryetari i Kuvendit të Komunës do të jenë plot 22 pika.
Këshilltarët pritet të diskutojnë për buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2007, themelimin e Organizatës Turistike të Ulqinit, krijimin e servisit publik radio-difuziv „Radio Ulqini“, për ndarjen e Ndërmarrjes Komunale Publike „Ulqini“ në dy ndërmarrje dhe organizimin e ndërmarrjeve të reja „Ujësjellësi dhe kanalizimi – Ulqini“ dhe „Ndërmarrja Komunale Publike – Ulqini“.
Po ashtu në bazë të rendit të propozuar, këshilltarët do të diskutojnë edhe për dhënien e pëlqimit për kthimin e „Ullishtës së Valdanosit“, përfundimet lidhur me deponinë sanitare të komunës së Ulqinit, përfundimet lidhur me mbrojtjen e kanaleve „Bratica“ dhe „Port Milena“, propozimin e vendimit për dhënien e tokës Bashkësisë Islame të Ulqinit për ndërtimin e Xhamisë së Marinerëve, si dhe për Projekt Statutin e Komunës së Ulqinit, i cili do të shkojë në shqyrtim publik.
Koha Press





