Varri i Sabbatait Zevit në “Tyrben e Manajve” Ulqin

January 24, 2008   | Turizmi / Turizam

TyrbjaTyrbjaSabbatai ZeviSabbatai Zevi lindi në Smyrna (Izmiri ne Turqi) në vitin 1626 dhe supozohet se prinderit i kishte nga Patra e Peloponezit. Që heret e tërhjekë vëmendjen me dukjen e tij të shëndoshtë në çdo pikëpamje. Kishte një gojëambelsi në të kënduar ku fitoi shumë dashamir dhe adhurues ndër bashkëqytetarët e vet në Izmir. Mesuesi i tij i pare ishte Gadol Reb. Isaak di Alba, anëtar i sektit të Bais Din të cilët studionin “Kabbalen” (ne përkthim “Një trashigimi e cila përcillet brez pas brezi), sidomos librin e Zoharit (Shkelqesi).

Edhepse, sipas Scholemit (1), ai vuante nga smundja mendore e marrësis deshpruese, kjo kurr nuk e kufizoi ate në veprimet e tija, por përkundrazi e gjërsoi edhe më tej adhurimin ndaj tij dhe besimin ne Zotin një. Pas gjashtë viteve mësim tek Mjeshtri Isaak ai i vazhdon studimet tek Rabi (udheheqes fetar çifut) Joseph Eskapha, ku e fiton titullin “smicha” – “i dituri” ku i vazhdon studimet deri ne moshen adoloshente. Ne vitet e mevonshme percjellësit e tij do e njohin edhe me titullin “Amirah” (Besimi ne nje Zot). Ne vitin 1648 ai rregullisht i then dogmat e atëhershme në botëkuptimin e shkrimeve fetare të Talmudid, sidomos në trajtimin e “Memes” një pjesë e trashigimis, ku duhet përcaktuar besimi dhe thedhimi në besim se Zoti është një.

Ne vitin 1651 ai dëbohet nga Izmiri për në Selanik (Greqi, Thesaly, Peleponez) ku e vërejm një tendencë të re tek Sabbatai në ndërlidhjen me shkrimet e Torahut-Talmudit (Pese librat e Moisuit-Musaut). Ai pa dyshim në veprimet e veta e skandalizon jetën e udhëheqsve fetar çifut me martesen që e bën haptas me librën e shenjtë.Ne shtegtimet e tija në vendet e huaja rruga do ta shpien edhe në Palestinë dhe nuk është e rastit që në këtë vend të shenjt do ia rifilloin edhe bindjen se ai është në fakt një Mesi. Librat biblike kanë nje epiqendër: Idenë e Prijësit te ardhëshem te shpetimtarit, që në gjuhën Aramike quhet M E S I. Atje ai takohet me njeriun i cili do ta ndyshoi antinomin e lajkatarit tek Sabbatai në një MESI. Pra, ne vitin 1665 ai njeri e kishte emrin Nathan Levi prej Gaze, cili për Sabbatain u bë menjëher porsi John (Jahja) Pagzuesi për Jezusin (Isain) në një besim se më në fund popullit çifut i erdhi Mesia i vertet. Nathan Levi i Gazes në karakterin e vet ishte një figurë e cila bënte levizje të pandërprera dhe tejet pragmatik i hapur në biseda dhe pothuajse e kundërta e Sabbatait karizmatik. Ne një vizion te dalldisun Nathani i Gazes (vdiq ne Shkup i varfer ne vitin 1680) e shpall Sabbatai Zevin si Mesi. Ne vitin 1666 ai shpall, se gjykimi hyjnor dhe mbretëria e Zotit do jenë ne duart e tija.SabbataiSabbatai Të nderuar lexues, duhet ta kemi parasyesh se gjerë atëhere në historin e Izraelitve-çifutave, nuk ka patur një figurë kaq bashkuese për një komb të ndar në të katër anët e botës dhe si i atillë ai mundet, të themi haptas, të shpallet edhe si fillestari i shtetit të sotëm Izraelit, me një largëpamsi hamedëse. Sabattai kërkonte lirinë e hebrenjve. Ai qe një teolog i lirisë. Ai kuptoi se liria qe diçka më e madhe dhe plotfuqishme se sa doktrinat fetare të ndryshme por megjithate, janë edhe të njejta.

Pasi Sabbatai ishte një reformator dhe, sikurse edhe Jezusi-Isa para tij, ai i jep disa udhëra që gjerë atëherë kerkush nuk guxonte ti shkelte; ku e ndalon agjirimin ritual në shpallje që përveç se lumturis dhe trijumfit shpirtëror asgjë tjetër nuk guxon të mbijetoi tek besimtarët.

Sabbatai ZevitNe dhjetor te vitit 1665 ai rikthehet në vendlindje ku në një menyrë demonstrative merr sopaten-sakicen dhe e shpërthen derën e Sinagoges Portugeze ku percjellsit e tij filluan ta quanin vetvehten “besimtarët e vërtet”. Menyra e ndërlidhjes së besimeve (ekumenizmi), Sabbatait i shkaktoin mjaft armiqë sidomos tek disa Rabi të cilët levizjet e tija dhe shpalljen e tij si Mesi e shikoshin me një sy të dyshimte. Sidmos vlen të permenden ndryshimet e bëra në trajtimin e rolit të gruas ku barazimi i gjinive ishte lartë në agjenden e tij. Influencë në këtë drejtim padyshim e kishte edhe bashkëshortje e Sabbatait – Sarah, me te cilen u martu ne Kairo me 1664. Sarah ishte një grua me shiqime liberale në kushtëzimin që liria e gruas ishte një paramaunt ne këtë sfidë të pabarabartë.SabbataiSabbatai

Dymbëdhjetë ditë pas ngjarjeve në Izmir dhe shperthimit te tij ne Sinagogën Portugeze, niset për në Stambollë ku fama e tij ishte bë gati si një legjendë e gjallë; nuk shpallet Mesi çdo kushe perdite, ishte diçka që perandoria Osmane ia kishte frigën sepse nuk u pranonte përceptimin se përveç vulës së profetave Muhamedit a.s. ka Mesi tjeter.

Ai në sytë e Sulltanit ishte anmik i perandorisë dhe si i tillë, pasi tregtia u kontrollonte nga popullata çifute, ardhja e Sabbatait mundë shume lehte te “iu dilte nga dora”. Pasi rrebelizmi kundër Sulltanit ishte një dënim i cili u dënonte me vdekje hallka kundër Sabbatait po u ngushtotete dita dites. Sabbatai burgoset për shtatë muaj në fortesën e Gallipolit ku mbahet ne “kullen e qendreses”

Ne shtator te vitit 1666 më në fund delë para Sulltanit Mehmeti IV; që për kuriozitet, veziret e tij ishin fara e famshme e Küprylve (Kuiprillve Shqiptar). Kishte vetëm dy rrugedalje, ose të bëhet shenjestër e gjallë për shigjetarët e oborrit mbretror, ku ne rast se shpëton i pranohet titulli i Mesis, apo ta ndrroi besimin-fen e vetë ne Islam. Kushtet e jashtzakonshme e bëjne që Sabbatai ta pranojne Islamin si besimin e tij kryesor me zhgarkimin e të gjitha detyrave që i kishte kundër percjellësave të tij të shumët të cilët i fton të konvertohen ne Islam. Prej atëherë femohuesit e Sabbatait do njihen me emrin Turk DÖNME (te shkeputurit).SabbataiSabbatai

Në kushte normale femohimi i një Mesije do shkaktonte ç’rregullsi të mëdha, por këto kushte nuk ishin te zakonshme, prandaj edhe duhet të shikohet në prizmën e asaj kohe të shekullit 16-të. Sabbatai me ndryshimin e fesë ndrron edhe emrin në Mehmet Kapiçi Bashi dhe menjiherë dëbohet të jen i internuar përjetë në skaj te perandoris Osmane Ulqin-Ülgün (turqisht), Alqun (Hebreisht).

Shumë pak dihet rreth jetës dhe qendrimit të tij në Ulqin. Edhe sot e kësaj dite ne “Kullen e Ballshajeve” vërehen shenjat e yllit te Davudit (Davidi) po aty ku u falte i madhi Sabbatai Zevi i mbiquajtur Mehmet Dadai ne Ulqin. Nuk është e rastit, edhe pse pohom Shekspirin, kur themi se rasti është mbreti i botës, mbiemri me të cilin e njihnin Ulqinakët Dadai eshte i ngjajshëm me Sabbatai. Misticizma Islame dhe sufizmi ne përgjithësi, në shumë raste tërheqjen e tij e krahasoin me një mistik të madhë në sufizëm Ibn al-Arabi dhe menyra e jetësë së tij në Ulqin ka të bej shumë me Bektashizmin.

Ne çdo legjendë mundemi ta gjejmë te vërtetën. Ne Ulqin edhe sot e kesaj dite ruhet “Tyrbja e familjes se Manajve” ku ndermjet te tjerash thuhet se ai e la si një amanet që kurrën e kurrës kjo tyrbe mos të hapet dhe sekreti i Mehmet Dadait kurr mos të bëhet objekt kulti, ku njerzit do vinë e ti luteshin atij. Ne vitin 1667 i lind edhe djali Ismail Morelecai ku shumë miqë dhe dashamirë të tij e vizitojn dhe nuk e lënë të shkoj në harres. Edhe shumë shkrime të cilat i bënë në këtë kohë të internimit ne Ulqin e deshmojn ketë.

Ndër popull të Ulqinit akoma ruhen kujtimet se si Mehmet Dadai e bëri ringjalljen e një femiu të cilin e udhëroi të mos hypi ne fik, por djaloshi kureshtar nuk e ndigjoj dhe ra nga fiku ku vdiq ne vend… Mehmetit (Sabbatait) femiu u dhimbëte shumë e pasi e shikonte vehten si fajtor. Ai e luti Zotin që të ia marri jetën atij dhe ta ringjalli djalin, çka edhe ndodhi.

Sabbatai Zevi vdiq pikërishte ne ditën e Shpërblimit (sipas kalendarit hebraik 54337) apo shtator te vitit 1676, dy jave para se i mbush te pesëdhjetat.

Gati kater shekuj kan kaluar dhe eshtërat e Sabbatait jane te qeta ne “Tyrben e Manajve”. Kjo familje akoma sot e ndez qiririn për hirë të shpirtit të tij të pastër. Në ëndrrat e tija ai akoma fluturon lart si një njeri, mistik i vërtet të cilin nuk e mbuloi harresa por perkundrazi, vepra e tij dhe fillimi i levizjes së tij inspiruan formimin e shtetit Izraelit që deri në fillim të shekullit të kaluar ishte një utopi e vërtetë.