Mali i Zi do ta njoh pavarësinë e Kosovës

January 27, 2008   | Lajmet / Vijesti

Milo-DjukanovicLideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se Mali i Zi, sikur edhe shtetet të tjera të regjionit, do ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Ne jemi përcaktuar të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian prandaj do të duhet t’i respektojmë vendimet e tij. Natyrisht, Malit të Zi nuk i takon roli i bajraktarit kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës dhe gjithsesi nuk do të nxitojë me njohjen e saj. Mirëpo në fund, do të veprojë ashtu sikur edhe shtetet të tjera të regjionit”, ka thënë Gjukanoviq në një intervistë për televizionin e Sarajevës, Hajat. Lidhur me zgjedhjet presidenciale në Serbi, Gjukanoviq ka thënë se shpreson që, Serbia do të përcaktohet për rrugën evropiane – mirëpo ka kritikuar udhëheqësit e tashëm në Serbi, të cilët sipas tij, për shkak të politikës jo të shkathët i kanë krijuar hapësirë radikalit, Nikolliq.