Kosova dhe BE

January 28, 2008   | Rajoni / Region

Me Evropën për Evropë
Prishtina nuk ka nevojë që të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së ta njohin pavërsinë e saj menjëherë, përderisa një gjë të tillë do ta bëjnë dikur. Mjafton që Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania do ta njohin, njëjtë sikur edhe Italia. Kjo do të koordinohet me SHBA-në, e cila do ta njohë pavarësinë, përderisa Sllovenia do të përpiqet ta mbajë BE-në të bashkuar rreth vendimit për dërgimin e misionit në Kosovë.Saga e Ballkanit vazhdon. Statusi i Kosovës pak a shumë është zgjidhur por niveli i paqartësisë politike në rajonin e Ballkanit ende vazhdon të rritet. Zgjedhjet presidenciale serbe janë në prag, dhe është e mundur që presidenti Tadiq dhe Partia e tij Demokratike të humbë karshi radikalëve të Nikoliqit dhe Sheshelit. Kjo od të mund të shkaktonte një krizë qeveritare, duke i komplikuar kështu edhe më shumë marrëdhëniet e Serbisë me Bashkimin Evropian, dhe pastaj edhe të Evropës me Kosovën.
Bosnja është në balancë si çdoherë. Përparim po bëhet në disa fronte në Bosnjë, përfshirë ekonominë dhe reformat e sigurisë, por ndasitë politike janë të thella ndërmjet tri grupeve etnike. Kjo nuk do të thotë se Bosnja do të çahet. Megjithatë, përparimi i saj drejt stabilitetit dhe përmirësimit të vërtetë ekonomik do të mbetet i ngadalshëm.
Ftesa për anëtarësim Maqedonisë në samitin e NATO-s në muajin prill është ende e paqartë, ngjashëm si ajo për Shqipërinë. Nëse këto dy fqinje jugore të Kosovës nuk do të ftohen në Aleancën Veriatlantike në prill, strukturat e tyre politike do të hyjnë në një krizë.
Kryeministri i ri i Kosovës duhet të bëjë një vlerësim të kujdesshëm të trendëve rajonalë, në mënyrë që të adaptojë strategjinë më të mirë të mundshme për ta çuar Kosovën drejt pavarësisë aq shumë të pritur të saj. pavarësia “e ushqyer” me forcë apo me armë në këtë moment është kundërproduktive. Pse? Sepse durimi në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për njëanësi të re ballkanike është shumë i vogël. ne po kërkojmë zgjidhje multilaterale me një kontekst evropian, që është saktësisht ajo që do të jetë Kosova, nëse gjithçka shkon si duhet.
Për shumicën e anëtarëve të BE-së, Kosova e pavarur është zgjidhja e vetme. Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe një numë i shteteve të tjera të vogla, përfshirë Slloveninë, e cila aktualin kryesor me BE-në, tani haptazi e përkrahin këtë pozicion. BE-ja po ashtu ka vendosur se nuk do ta shtyjë më shumë këtë proces. Status quo-ja kaherë është vlerësuar si e paqëndrueshme, dhe tani, BE-ja gjithashtu pajtohet se negociatat shtesë nuk do të sjellin rezultate të reja.
Brukseli dhe kryeqytetet e tjera të mëdha janë të pakënaqura me qëndrimin rus për Kosovën. Edhe pse ky është problem evropian, Rusia po i lidh krejt haptazi interesat e veta të energjisë me këtë çështje. “Gazpromi” rus po përpiqet të krijojë kontroll mbi tregun e energjisë të Serbisë dhe nëpërmjet tij, të ndërtojë për vete një pozitë dominuese në Evropën Juglindore. Një tubacion i ri në territorin e BE-së do ta thellojë më shumë varësinë strategjike të Evropës në gazin rus, e cila gjë do të thotë në mënyrë indirekte ndikim më i madh direkt rus në politikëbërjen e BE-së. Askush në BE nuk e do këtë.
Në vend se ta shtyjnë Rusinë disa hapa pas evropianët janë duke e ndryshuar qasjen në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Kosova, sipas Presidencës Sllovene, është një çështje evropiane dhe BE-ja duhet ta kenë një mision përsiguri dhe drejtësi në Kosovë, pavarësisht faktit se jo të gjitha shtetet janë të gatshme ta njohin atë.
Por, kjo është në rregull. Prishtina nuk ka nevojë që të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së ta njohin pavarësinë e saj menjëherë, përderisa një gjë të tillë do ta bëjn ëdikur. Mjafton ta dimë se Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania do ta bëjnë njohjen, nëjtë sikur edhe Italia. Kjo do të koordinohet me SHBA-në. Washingtoni do ta njohë pavrësinë e Kosovës menjëherë, përderisa Sllovenia do të punojë që t`i mbajë 27 shtetet anëtare të bashkuara dhe në përkrahje të bashkuara dhe në përkahje të përfundimeve të nxjerra në takimin e Këshillit të BE-së, më 17 dhjetor të vitit të kaluar, ku liderët evropianë janë pajtuar që të dërgojnë në Kosovë Misionin për siguri dhedrjtësi. Ljubjana po ashtu do të sigurojë se misioni i BE-së do të jetë ngusht i lidhur me kOmsioinin dhe kështu të ofrojë perspektivë reale të Kosovës për BE-në.
Strategjia për Prishtinën është ecja përpara. Së pari, kryeministri duhet t`i ikë përfshirjes në formate, të cilat lënë përshtypjen se Kosova është ende në duar të Këshillit të Sigurimit, nuk është. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përeç Rusisë, janë pajtuar në dhejtor se Këshilli i Sigurimit nuk është në gjendje të arrijë një vendim për këtë dhe se secili shtet do t`i marrë përgjegjësitë e veta individuale për të përforcuar sigurinë rajonale. Kështu, nuk ka nevojë që Thaçi ta vizitojë New Yorkun në muajt e ardhshëm. Kjo është më mirë të shfrytëzohet për të koordinuar me evropianët hollësitë dhe kohën e misionit të tyre në Kosovë. kjo do të thotë të qëndrohet në kontaktet të afërta me kryeqytetet kryesore të BE-së, me Brukselin dhe me Lubjanën, e cila tani e kryeson BE-në. Mbi të gjitha, Kosova ka nevojë të besojë se Evropa do të vazhdojë përpara me njohjen e pavarësisë së Kosovës. besimi do të krijohet nëse të dy palët janë në kontakt të ngushtë. Thaçi duhet po ahstu të krijojë një pozitë të re në kabinetin e tij, një këshilltar për çështje të BE-së, i cil do të punojë në mënyrë ekskluzive në menaxhimin e proesit politik BE-Kosovë.
(Autori është themelues dhe drejtor i Institutit për Studime Strategjike në Lubjanë.)
Borut Grgiq