Kosova në fazën përfundimtare

January 28, 2008   | Rajoni / Region

A është afër pavarësia?
Mbetet të shihet se çfarë do të bëhet më 28 shkurtin. Duke e pasur parasysh përvojën e deritashme kur është bërë shtyrja e shpalljes së pavarësisë, duke filluar nga fundi i vitit 2006, kur kjo u bë për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, e përmes shpalljes së pritur në verë të vitit 2007, pastaj, shpalljes së premtuar nga vetë krerët e Kosovës për datën e 28 Nëntorit (që shkoi), ndoshta edhe këtë herë jemi duke shpresuar kot se më në fund do të jemi më afër pavarësisë, sepse askush nuk është aq naiv që të mendojë se shpalljet e pavarësive bëhen në moment, si në shkopin magjik.Më në fund, Kosova gjendet në fazën përfundimtare para shpalljes së pavarësisë. Më 28 janar, Këshilli i Bashkimit Europian do të vendosë në Bruksel mbi dërgimin e misionit civil të BE në Kosovë. Ky mision do të angazhohej në çështjet e sigurisë dhe jurisprudencës. Në këtë mënyrë do të fillonte të zbatohet plani i Ahtisarit mbi pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës do ta vizitojë Brukselin më 23 dhe 24 janar, shkruante javën e kaluar “Koha Ditore”. Kjo vizitë është e lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila do të shpallet, siç deklaroi Thaçi, në kordinim me Bashkimin Eurpian dhe SHBA-në. Kohë më parë, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, George Bush, në bisedë telefonike janë dakorduar që duhet pranuar pavarësinë e Kosovës dhe i kanë thirrë vendet e tjera që edhe ato ta bëjnë këtë. Njëkohësisht, Serbia e ka vënë parafin e nënshkrimit në Marrëveshjen mbi asocimin me BE, njëkohësisht duke e kushtëzuar nënshkrimin e ardhshëm me terësinë territoriale”, pra, me Kosovën në kuadrin e saj.
Mbetet të shihet se çfarë do të bëhet më 28 shkurtin. Duke e pasur parasysh përvojën e deritashme kur është bërë shtyrja e shpalljes së pavarësisë, duke filluar nga fundi i vitit 2006, kur kjo u bë për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, e përmes shpalljes së pritur në verë të vitit 2007, pastaj, shpalljes së premtuar nga vetë krerët e Kosovës për datën e 28 Nëntorit (që shkoi), ndoshta edhe këtë herë jemi duke shpresuar kot se më në fund do të jemi më afër pavarësisë, sepse askush nuk është aq naiv që të mendojë se shpalljet e pavarësive bëhen në moment, si në shkopin magjik.
Kjo ndodh në filma për fëmijë, por, jo edhe në jetën reale. Këto ditë, krerët e Kosovës, Sejdiu dhe Krasniqi, deklaruan se po bëhen përgatitjet për shpalljen e shpejtë të pavarësisë. Të martën që shkoi, Angela Merkel deklaroi përsëri se Kosova duhet të jetë e pavarur sa më shpejt në mënyrë që statusi i zgjidhur i Kosovës të ndikojë në stabilizimin e gjindjes në tërë Ballkanin.
Mbetet të shpresojmë se, rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, ku në rrethin e parë fitoi kandidati ultranacionalist, nuk do të jetë pretekst për shtyrjen e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
Xhoana M. Perkaj