Ministri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave, Fuad Nimani, priti delegacionin e këshillit të europës
KE do ta ndihmojë Malin e Zi edhe në të ardhmen
Podgoricë – Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, i shoqëruar nga ndihmësministri Sabahudin Deliq, pritën të premten një delegacion të Këshillit të Europës në krye me z. Hose Kremadesom, shef i sektorit për koordinim dhe mobilizim të mjeteve në Drejtoratin për planifikim strategjik.
Përfaqësuesit e Këshillit të Europiës nënvizuan hapat e suksesshëm të Malit të Zi për plotësimin e detyrimeve të marra nga anëtarësimi në Këshillin e Europës, duke veçuar raportet kualitative mbi realizimin e Konventës Kornizë për Mborjtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Dokumentit mbi gjuhët rajonale dhe gjuhët e pakicave.
Gjatë takimit u potencuan edhe detyrimet e Malit të Zi ndaj Këshillit të Europës dhe dinamika e mëtejshme e proceseve integruese në Mal të Zi dhe u paralajmërua vizita e Komisarit të Lartë për të drejtat e njeriut dhe Komitetit për parandalimin e torturës.
Delegacioni i Këshillit të Europës e informoi ministrin Nimani për programet e planifikuara për bashkëpunim me Malin e Zi për vitet 2008 dhe 2009, si dhe për mundësinë e ndihmës së ekspertëve të Keshillit të Europës për avancimin e ndihmes teknike ndaj Malit të Zi përmes programit IPA.
Nga ana tjetër, ministri Nimani theksoi projektet themelore që ka realizuar kjo ministri që nga koha e pranimit në Këshillin e Europës, duke nënvizuar aprovimin e Ligjit mbi barazinë gjinore, Strategjinë për përmirësimin e pozitës së popullatës RAE, aktivitetet në konstituimin e Qendrës për Ruajtjen e Kulturës së Pakicave, themlimin e Fondit për Pakica, konstituimin e Këshillave nacionale, si dhe miratimin e shpejtë të Strategjisë për politikë të pakicave. Ai i njoftoi mysafirët edhe me aktivitetet e planifikuara të Ministrisë për periudhen e ardhshme.
Megjithëse çështjet e nënshtetësisë dhe refugjatëve nuk janë në kompetencë të kësaj ministrie, me interesimin e mysafirëve, ministri Nimani i njoftoi ata me situatën aktuale të statusit të personave të shpërngulur, Projektligjit i cili është në procedurën parlamentare, si dhe me norma dhe dokumente të cilat e definojnë statusin e refugjatëve.
Në fund të takimit, ministri Nimani theksoi bashkëpunimin e mirë të kësaj Ministrie me Këshillin e Europës, posaçërisht me Zyrën e Këshillit të Europës në Podgoricë, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.
(Kohapress)![]()





