Po, pavarësisë së Kosovës

January 28, 2008   | Lajmet / Vijesti

djukanovic-solanaPolitikani që udhëhoqi një vit më parë bllokun”Po pavarësisë së Malit të Zi”, Milo Djukanovic ka deklaruar se Podgorica do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai tha se vendi i tij është përcaktuar për rrugën europiane, prandaj nuk do të ketë shmangie të kësaj rruge edhe në rastin e Kosovës.
Podgoricë, 27 janar — Politikani më popullor i Malit të Zi dhe njëherësh Lider i Partisë Demokratike të Socialistëve,Milo Djukanovic ka deklaruar se Mali i Zi – sikur edhe shtetet e tjera të rejonit – do ta njohë pavarësinë e Kosovës,pas shpalljes së saj nga ana e Kuvendit të Kosovës.”Ne jemi përcaktuar të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian prandaj do të duhet t’i respektojmë vendimet e tij”, tha Djukanovic në një intervistë për televizionin boshnjak, “Hajat”. Tutje, “babai i pavarësisë së Malit të Zi” sqarojë hapat e mëtejmë të Podgoricës, pas vendimit të kosovarëve për shpallje të pavarësisë së tyre.”Natyrisht, Malit të Zi nuk i takon roli i bajraktarit kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës dhe gjithsesi nuk do të nxitojë me njohjen e saj. Mirëpo në fund, do të veprojë ashtu sikur edhe shtetet të tjera të regjionit”, tha ai.Deri më tash, zyrtarët e lartë malazez kanë hezituar të flasin rreth pavarësisë së Kosovës, për shkak të efekteve që mund të sillnin deklarata të tilla në opinionin e brendshëm. Mirëpo deri më tash, Mali i Zi është treguar jashtëzakonisht kooperativë me Kosovën dhe qytetarët e saj. Mali i Zi njeh dokumentet e udhëtimit të Kosovarëve,ashtu sikurse edhe tabelat e veturave.Për më tepër, një pjesë jashtëzakonisht e madhe e tregtisë së Kosovës bëhet me Malin e Zi. Milo Djukanovic është politikani i parë malazez që thotë se vendi i tij do ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Tutje, në intervistën që Ish- Kryeministri i Malit të Zi dha për televizionin “Hajat” foli edhe rreth zgjedhjeve presidenciale në Serbi.Ai u shpreh se shpreson se Serbia do të përcaktohet për rrugën e saj europiane, mirëpo kritikoi udhëheqësit e tashëm në Serbi, të cilët sipas tij, për shkak të politikës jo të shkathët i kanë krijuar hapësirë radikalit,Tomislav Nikolic.”Politikanët aktual në Serbi u treguan aspak të shkathtë në rastin e Tomislav Nikolic. Prandaj ai sot ka hapësirë të mirë atje”, tha Djukanovic.Milo Djukanovic njihet si politikani një ndër politikanët e vetëm në Mal të Zi dhe më gjerë,i cili i rezistoi ndërrimit të sistemeve.Për shumë vjet ai ka qenë Kryeministër, por edhe President i Malit të Zi. Ai e braktisi politikën aktive menjëherë pas pavarësisë së vendit të tij.Por aktualisht ka spekulimi se Djukanovic sërish do të kthehet në politikë, si Kryeministër.
Gazeta Express