Vazhdon seanca e kuvendit të Komunës së Ulqinit

January 28, 2008   | Lajmet / Vijesti

Buxheti i UlqinitU miratuan Llogaritë përfundimtare
Ulqin – Kuvendi i Komunës së Ulqinit miratoi në seancën e së martës llogaritë përfundimtare për vitet 2004, 2005 dhe 2006. Për llogaritë përfundimtare votuan këshilltarët e shumicës parlamentare dhe një këshilltar i BDSH-së, kurse këshilltarët e Forcës së Re Demokratike, LD në MZ dhe një këshilltar i BDSH-së e lëshuan Kuvendin.
Llogaritë përfundimtare u miratuan me obligimin e respektimit, zbatimit dhe mënjanimit të parregullsive të vërejtura nga Institucioni Shtetëror i Revizionit. Po ashtu me propozimin e shumicës parlamentare u miratua përfundimi që strukturat komunale në afat prej 30 ditësh t`i dërgojnë Kuvendit raportin për aktivitetet e ndërmarra dhe të realizuara në bazë të rekomandimeve dhe sugjerimeve të revizorit.
Gjatë diskutimeve në seancën e së martës u dëgjuan mendime dhe kritika të ndryshme për punën e strukturës së mëparshme udhëheqëse të Komunës së Ulqinit.

(Kohapress)