Rrënohen objektet pa leje në Kruç të Ulqinit

January 31, 2008   | Lajmet / Vijesti

Që nga data 1 janar në mbarë territorin e Komunës së Ulqinit, ka filluar aksioni gjithëpërfshirës kundër ndërtimeve të jashtëligjshme.
Ndërkaq i pari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga ka paralajmëruar qytetarët të ndalojnë punimet sepse së shpejti do ta kenë planin detal urbanistik që do t’iu mundësoj ndërtime ligjore.
Menjëherë pas këtij vendimi në teren kanë dalë inspeksionet e ndërtimtarisë republikane nga Podgorica të cilët kanë evidentuar shkeljet e vendimit ne shtatë lokacione shpijash në Kruç të Ulqinit, ndërkohë që edhe në ueb-faqen e komunës së Ulqinit janë publikuar emrat e pronarëve të objekteve që nuk e kanë zbatuar këtë vendim.
Inspekcionet e ndërtimtarisë në shoqërim të policisë, ndihmës , dhe organeve tjera përkatëse kanë filluar të markuren me rrënimin e objekteve “të egra” Kruç të Ulqinit.
Disa gra nga lagjëja e Kruçit deklaruan “kjo gjë nuk është e drejtë që rrënohet e shtëpija ime, se ka dekada që presim planet urbanistike dhe nuk i kemi, unë kam kërkuar leje nga komuna por kot”.