Nataliteti me rënie të dukshme në dhjetë vitet e fundit në Ulqin

February 1, 2008   | Anketë / Anketa

Në dhjetë vitet e fundit nataliteti në fshatrat që i takojnë Komunës së Ulqinit dhe qytetit të Ulqinit gjithashtu shënon rënie. Krahas ndryshimit të mënyrës së jetës dhe përcaktimit të të rinjve për lindjen e më pak fëmijëve, nataliteti është pasojë edhe e shpërnguljeve. Rajonin në dekadën e fundit e ka kapluar një valë e madhe e shpërnguljes në vendet e Evropës Perëndimore e sidomos në SHBA. Në kërkim për jetë më të mirë shpërngulen familje të tëra. Këtë e vërtetuan banorët gjatë vizitave tona të deritanishme nëpër më tepër fshatra, ndërsa të njëjtën e tregojnë edhe të dhënat statistikore.Në fshatet e Ulqinit për shembull, thuajse dhe nuk ka shtëpi ku nuk ka së paku një mërgimtar të shpërngulun në SHBA ose në vendet e Evropës Perëndimore . Shumë shpesh, pas një kohë te caktuar, prindërit i marrin dhe fëmijët jashtë vendit. Edhe në fshatin Krythë,Katerkoll,Shas,Sukubin etj, mërgimi e ka marrë haraçin e tij. Banorët e atjeshëm druajnë se në fshat do të mbesin vetëm të moshuar, pasi që të rinjtë në kërkim të një jete më të mirë, gjithnjë e më shumë largohen nga vendlindja e tyre.
Të dhënat për shifrën e foshnjave të lindura në dhjetë vitet e fundit janë pohim se në Komunën e Ulqinit lindin gjithnjë më pak fëmijë. Në Ulqin në dhjetë vitet e fundit nataliteti ka rënë për rreth 40%,kurse mortaliteti tejkalon 50%.Kto dtatistika mundeni ti kërkoni në Faqen e inernetit për çdo komun në Mal të Zi.