Kanceri i mushkërive e bën kryeministrin malazez të japë dorëheqjen
February 2, 2008 | Lajmet / Vijesti
Podgoricë, Mali i Zi — Kryeministri Zheljko Sturanoviç njoftoi dorëheqjen e tij të enjten (31 janar) për shkak të problemeve shëndetësore. Ai u diagnostikua muaj më parë me një tip të rrallë kanceri të mushkërive. Sturanoviç, 46 vjeç, u bë kryeministër në nëntor 2006. Burimet thonë se Milo Gjukanoviç, kreu i Partrisë qeverisëse Demokratike të Socialistëve, mund të kthehet në krye të qeverisë. (AFP, RTCG, Mina, Vijesti, Antena M, Reuters, Beta, Tanjug, DPA – 31/01/08)





