Marrëdhëniet e Serbisë dhe Malit të Zi, pothuajse dy vjet nga ndarja e shtet‘vëllazëror’

February 4, 2008   | Rajoni / Region

Marrëdhëniet e Serbisë dhe Malit të Zi, pothuajse dy vjet nga ndarja e shtet‘vëllazëror’ janë gjithnjë më të këqija.Në vend të çështjes së rregulluar të nënshtetësisë së dyfishtë, bashkëpunimit ekonomik dhe politik, marrëdhëniet e ndërsjella i karakterizojnë një serë ofendimesh,nënvlerësimesh dhe mungesa e komunikimit diplomatik.

Keqësimi i fundit i marrëdhënieve u shënua fundjavën e kaluar kur u ngrit pluhur i vërtetë rreth deklaratës të Milo Djukanovic. Ç’është e vërteta, agjencitë raportuan se Djukanovic tha se “në fund Mali i Zi, sikurse edhe vendet tjera të rajonit, do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës”.Pasoj reagim i ashpër nga DSS, zëdhënësi i së cilës, Andreja Mladenovic, paralajmëroi se Serbia në mënyrë adekuate do t’i përgjigjet Malit të Zi në “pranimin e saj të shtetit të rrejshëm të cilin separatistët shqiptarë po përgatitën ta shpallin njëanshëm”.Çfarë përgjigje po përgatit Serbia,Mladenovic nuk shpjegoi,megjithatë zëri kërcënues ishte i qartë. Ndonëse më vonë Djukanovici demantoi një deklaratë të tillë, duke pohuar se tha që Mali i Zi “do ta ndjekë politikën e BE, por që gjithsesi nuk do të ngutet për pranimin e pavarësisë”, por sidoqoftë pasojat për marrëdhëniet mes dy shteteve tashmë u shfaqen.Vetëm pak më herët, prishjes së marrëdhënieve i parapriu deklarata për Krishtlindje, në të cilën peshkopi Amfilohije u kërcënua me mallkim ndaj zyrtarëve malazezë të cilët do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.”Deklaratat e tilla janë të papërgjegjshme dhe transmetojnë urrejtjen dhe atmosferën e armiqësisë.Andaj prapë shkaku i grindjeve kishtare, prishën edhe marrëdhëniet mes shteteve”, thotë për Blic,Dusan Lazic nga Forumi për Raporte Etnike. Ai rikujtoi që, së voni marrëdhëniet u prishën shkaku i peshkopit Filaret dhe përmendi se Kisha Ortodokse Serbe duhet t’iu kthehet çështjeve fetare, e jo të përzihet në politikë.”Kjo lojë e ministrit Velimir Ilic dhe peshkopit Filaret, pastaj anulimi i vizitës zyrtare të Ilic në Mal të Zi, shkaku i kësaj nuk e meriton politikën serioze. Ky është keqpërdorim i funksionit shtetëror dhe institucioneve vetëm për interesa personal dhe patriarkal”, tha Lazic.”Në vend të dërgimit të porosive politike drejtuar kanaleve diplomatike,Serbia i dërgon përmes publikut, gjë që është e palejueshme.Ambasadori Lutovac,tashmë moti është dashur të dërgohej,megjithatë arsyet teknike dhe të ngjashme nuk mund të jenë arsyetim. Kjo do të mund të interpretohej si mungesë e vullnetit të mirë të Serbisë”, shtoi Lazic. Sipas fjalëve të tij, në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi, shprehja e hidhërimit dhe frustrimit për arsye se Mali i Zi u nda, është evidente,ndërsa ky frustrim vazhdon dhe shndërrohet në nënvlerësimin e Malit të Zi. “Kështu kishim deklaratën e Aleksandar Simicit,këshilltarit të Kryeministrit Kostunica, se Mali i Zi është quasi-shtet,andaj shkuan një hap përpara duke pohuar se Mali i Zi nuk gjendet në nivelin e përshtatshëm të civilizimit.Kur i fusim këtu edhe çështjet fetare, atëherë fitojmë marrëdhënie gjithnjë më të këqija”, shpjegon Lazic. Që marrëdhëniet momentale janë shumë të këqija, konsideron edhe Nebojsa Medojevic,ideri i Lëvizjes malazeze për Ndryshim.”Më saktësisht, këto marrëdhënie pothuajse as nuk ekzistojnë, e krejt kjo është pasojë e referendumit malazez nga viti 2006. Përgjegjësinë për këtë e bartin elitat politike në Mal të Zi dhe Serbi, të cilat nuk arritën të gjejnë mënyrën që këto marrëdhënie të rregullohen në mënyrë bashkëkohore”, pohon Medojevic. Ai konsideron që udhëheqësia e të dy shteteve kanë ‘futur kokën në rërë dhe po i injorojnë problemet’, ndonëse interesat e përbashkëta janë aq të mëdha saqë Serbia dhe Mali i Zi duhet të kanë më shumë raporte të mira fqinje.”Jam i pajtimit që Mali i Zi dhe Serbia të kenë raport si dy aleanca.

Kjo do të thotë marrëveshje rreth vlerave fondamentale, e këto janë,rruga drejt BE, formimi i shtetit ligjor dhe civil e pastaj punë e përbashkët që këto qëllime të realizohen.Rregullimi i marrëdhënieve me Serbinë është prioritet i politikës së Lëvizjes për Ndryshime”,shpjegoi Medojevic.Medojevic, lideri i Lëvizjes për Ndryshim, konsideron që qëndrimi i Malit të Zi duhet të jetë, që të respektohet Rezoluta 1244, se zgjedhjet e njëanshme vlerësohen si të dobëta dhe të insistohet për marrëveshje.”Me këtë do t’i jepej përkrahja shumicës së qëndrimeve të Serbisë.Megjithëse, është e qartë se vendimin do ta sjellin fuqitë e mëdha dhe nëse ky vendim do të jetë shpallja e njëanshme e pavarësisë,Mali i Zi nuk guxon që t’i gëzohet një vendimi të tillë, por këtë ta pranojë si realitet të padëshiruar. Raporti i Malit të Zi ndaj Kosovës nuk duhet të mbetet të kujtesë të keqe të popullit serb”, tha ai. Edhe Medojevic edhe Lazic konsiderojnë se është e domosdoshme që raporti mes këtyre dy shteteve duhet përmirësuar. Medojevic konsideron se kjo, krahas ndryshimit të klimës politike në Mal të Zi, është e mundur të realizohet shumë shpejt, përderisa Lazic veçon se Serbia duhet të heq atë ‘përmbajtje dhe mos dëshirë në politikën ndaj

Malit të Zi’. “Ne jemi të drejtuar njëri kah tjetri dhe është koha e fundit që ta mundim fjalorin në raportet ndërkombëtare,e kjo është që të kërkojmë interesa të përbashkët me të tjerët, madje edhe me Mal të Zi, e jo të insistojmë gjithmonë në dallime.Kjo që jemi inatosur me Malin e Zi që u nda nga ne, nuk do të thotë se tash nuk duhet të bashkëpunojmë.Përkundrazi, shumë çka na lidh, që nga afërsia mes popujve,rruga e përbashkët drejt BE,deri tek interesat e shumtë ekonomikë.Serbia duhet të tejkalojë këto frustrime dhe më në fund t’ia zgjatë dorën Malit të Zi”, përfundoi Lazic.Edhe Beogradi, edhe Podgorica momentalisht kanë marrëdhënie shumë më të mira, me, për shembull Kroacinë, me të cilën deri para pak ditësh ishin në luftë. A duhet thënë se Kryeministri i Serbisë ende nuk ka qenë në Podgoricë, as malazezët në Beograd, dhe që ftesat për vizitë nuk ekzistojnë fare.

Blic

Gazeta Express

Njëra prej çështjeve kryesore të pazgjidhura është çështja e nënshtetësisë së dyfishtë, e cila, sipas paralajmërimeve të zyrtarëve malazezë do të zgjidhet në muajt e ardhshëm.Mes pyetjeve tjera diskutabile mbetet raporti mes dy kishave, prona e Kishës Ortodokse Serbe, prona e familjes Karadjordjevic… Një lëvizje të mirë në këto marrëdhënie shënoi nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurim Social mes dy vendeve, e cila u fuqizua më 1 janar, ndërkaq e nënshkruan ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Serbisë,Rasim Ljajic dhe ambasadori i Malit të Zi në Beograd, Anka Vojvodic. Kjo marrëveshje përfshinë të gjitha fushat e sigurimit social- pensional, invalidor, shëndetësor dhe sigurimin në raste të papunësisë, si dhe shtesat e fëmijëve.Kjo marrëveshje do të mundësojë që 1,540 shfrytëzues malazezë të pensionit të fitojnë të ardhura në Serbi dhe se 3,543 shfrytëzues të pensionistëve serbë të realizojnë këtë të drejtë në Mal të Zi.