Kë do të mbështesin partitë shqiptare në zgjedhjet e ardhshme presidenciale?

February 6, 2008   | Politika

Partitë politike shqiptare nuk kanë ende qëndrim zyrtar lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Mal të Zi

Partit shqiptare ne Mal te Zi
Akoma pa një qëndrim
Edhe pse parimisht të gjithë liderët e partive politike shqiptare thonë se do të ishte mirë që të ekzistonte një qëndrim i përbashkët i tyre rreth zgjedhjeve presidenciale, të gjithë janë të vetëdijshëm se një gjë e tillë është e vështirë, për të mos thënë e pamundur për momentin duke pasur parasysh numrin e madh të subjekteve politike shqiptare dhe përçarjet që ekzistojnë ndërmjet tyre.

Partitë politike shqiptare nuk kanë ende qëndrim zyrtar lidhur me zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 6 prill të këtij viti. Organet më të larta drejtuese të partive shqiptare pritet që vetëm në ditët e ardhshme të vendosin nëse do të kenë eventualisht kandidatin e vet për president, do të mbështesin dikë prej kandidatëve të tjerë për president dhe nëse po, kë do të mbështesin, apo do t`ua lënë në dorë votuesve të tyre që të përcaktohen vetë.
Mehmet Bardhi1Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, thotë se kjo parti në mbledhjen e ardhshme të organeve të partisë do ta shqyrtojë këtë çështje dhe do të marrë vendim nëse LD në MZ “do të jetë apo jo aktive” në këto zgjedhje.
“Nëse po, atëherë do të shohim se a do të përcaktohemi të përkrahim ndonjë kandidat, nëse po cilin kandidat dhe arsyet se pse do ta përkrahim”, thotë Bardhi.
Edhe UDSH nuk ka ende qëndrim definitiv sa i përket zgjedhjeve presidenciale.
Kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha, thotë se organet e reja partiake dhe Këshilli Qendror i partisë që do të dalë nga Kuvendi zgjedhor, i cili do të mbahet të shtunën, do të vendosin për këtë çështje.
Por megjithëse UDSH nuk ka ende një qëndrim zyrtar rreth kësaj çështjeje është eFerhat Dinosha1 logjikshme që ajo të përkrahë kandidatin presidencial nga radhët e partisë në pushtet, gjegjësisht koalicionit në pushtet, pasi që merr pjesë në Qeveri dhe është në koalicion lokal në Ulqin dhe në Tuz.
Kjo mund të vërehet edhe nga deklarata e kreut të kësaj partie, Ferhat Dinosha, i cili thotë se “parimisht kandidatin do ta kërkojmë në mesin e forcave që kanë prodhuar pavarësinë e Malit të Zi dhe që kanë qëndrim pozitiv ndaj pavarësisë së Kosovës”.
Përveç kësaj Dinosha kërkon nga kandidati që të jetë i gatshëm “të implementojë standartet demokratike europiane që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave”.
“Do të na interesonte shumë edhe gatishmëria e tij për rifuqizimin e dy neneve të kontestuara të Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi”, thekson ai.
Vasel SinishtajAlternativa Shqiptare ka deklaruar se parimisht do të mbështesë kandidatin presidencial të Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq, ndonëse as kjo parti nuk ka qëndrim përfundimtar lidhur me zgjedhjet presidenciale.
“Ne do të marrim qëndrim definitiv pas takimit që pritet të mbahet me subjektet e tjera politike shqiptare”, thotë deputeti i gëtij grupimi politik, Vasel Sinishtaj.
As tri partitë e tjera joparlamentare shqiptare, Forca e Re Demokratike, PPD dhe BDSH në MZ, nuk kanë qëndrim zyrtar rreth zgjedhjeve presidenciale dhe kandidatit presidencial.
“Këshilli qendror i Forcës shumë shpejt do të diskutojë dhe do të marrë qëndrim në lidhjeNazif Cungu01 me zgjedhjet presidenciale”, thotë Nazif Cungu, kryetar i Forcës, ndërsa kryetari i PPD-së, Amir Hollaj, thekson se “së shpejti të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PPD-së si dhe opinioni publik do të njihet me qëndrimin zyrtar të PPD-së”.
“Për momentin ne nuk kemi qëndrim të kryesisë së Partisë lidhur me zgjedhjet presidenciale”, shprehet shkurtimisht Ali Doda, kryetar i BDSH në MZ.

Pa qëndrim të përbashkët

Edhe pse parimisht të gjithë liderët e partive politike shqiptare thonë se do të ishte mirë që të ekzistonte një qëndrim i përbashkët i tyre rreth zgjedhjeve presidenciale, të gjithë janë të vetëdijshëm se një gjë e tillë është e vështirë, për të mos thënë e pamundur për momentin duke pasur parasysh numrin e madh të subjekteve politike shqiptare dhe përçarjet që ekzistojnë ndërmjet tyre.
“E mira do të ishte që të kishim një qëndrim politik të përbashkët, por duke u nisur nga përvoja e hidhur e zgjedhjeve të 10 shtatorit 2006, kur subjektet politike edhe pse e kishin nënshkruar marrëveshjen e koalicionit bënë një sallto mortale politike në dobi të interesave të ngushta parciale politike individuale apo grupore, atëherë lind pikëpyetja e ndonjë qëndrimi të përbashkët dhe pyetja se kush do ta respektonte atë”, thotë kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi.
Deputeti i Alternativës Shqiptare, Vasel Sinishtaj, pohon se “do të ishte mirë që të marrim qëndrim të përbashkët”, ndërsa kryetari i PPD-së, Amir Hollaj, thekson domosdoshmërinë e marrjes unike të vendimeve “duke pasur parasysh se në të kaluarën gjithmonë kemi qenë të zhgënjyer sepse nuk janë realizuar premtimet që janë dhënë kundrejt shqiptarëve”.
Forca e Re Demokratike propozon që lidhur me qëndrimin rreth zgjedhjeve presidenciale të mbahet një debat midis partive shqiptare, me qëllim të arritjes së një qëndrimi të përbashkët. Por akoma nuk dihet se kush do të marrë pjesë në këtë takim.

Sërish asnjë kandidat shqiptar!

Në opinionin publik dhe sidomos në media ka qarkulluar ideja rreth mundësisë së kandidimit të një përfaqësuesi shqiptar për president të Malit të Zi. Kjo ide e hedhur nga Forca e Re Demokratike ka hasur në reagime të ndryshme të forcave të tjera politike shqiptare në Mal të Zi. Shumica e tyre janë kundër kësaj ideje duke e njohur realitetin politik në Mal të Zi dhe duke i ditur shanset reale të një kandidati eventual shqiptar.
Kryetari i Forcës, Nazif Cungu, thotë se ideja ka lindur me qëllim të prezantimit të shqiptarëve në Mal të Zi si faktor i rëndësishëm politik.
Ai e krahason këtë me shembullin e partive të hungarezëve në Vojvodinë, kandidati presidencial i të cilëve në rrethin e parë të zgjedhjeve të fundit presidenciale në Serbi, fitoi rreth 2.7 për qind të votave.
“Shqiptarët mund të jenë vendimtarë edhe në këto zgjedhje ashtu siç ishin në zgjedhjet presidenciale të vitit 1997 apo në referendumin për pavarësinë e Malit të Zi në vitin 2006. Nga kjo lind pyetja se pse të mos kemi kandidatin e vet për president”, thotë Cungu.
Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi, sqaron se LD në MZ nuk do të ketë kandidatin e vet presidencial për shumë arsye.
“Njëra prej tyre është se nuk e shohim që në krye të Malit të Zi mund të jetë ndonjë shqiptar”, thotë ai.
Bardhi mendon se për momentin nuk është reale as mundësia që shqiptarët të dalin me kandidatin e tyre të përbashkët “duke e parë përçarjen e madhe dhe qasjet joparimore dhe jomorale të disa subjekteve që veten e quajnë shqiptare”.
Për UDSH-në mundësia e kandidimit të ndonjë përfaqësuesi të partive shqiptare për president të Malit të Zi është joserioze.
“Lojërat e tilla politike nuk na duken serioze dhe në to nuk do të marrim pjesë”, thotë prerazi kryetari i UDSH-së, Ferhat Dinosha.
Edhe Alternativa Shqiptare e shikon me skepticizëm mundësinë e kandimit të një përfaqësuesi shqiptar në zgjedhjet presidenciale.
Amir Hollaj“Përkundër faktit se ndoshta e fitojmë censusin për marrjen e të hollave, mendoj se kjo është vetëm mundësi dhe çështje e parave, por jo e demokratizimit të Malit të Zi”, thotë deputeti i ASH-së në Parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj.
PPD e vlerëson po ashtu si joreale mundësinë e kandidimit të një shqiptari në zgjedhjet presidenciale.
“Unë mendoj se nuk është reale që ne të kemi kandidat shqiptar nga radhët e partive shqiptare”, shprehet kryetari i PPD-së, Amir Hollaj.
Zgjedhjet presidenciale të 6 prillit janë zgjedhjet e para presidenciale që do të mbahen në Malin e Zi të pavarur.

I. Kallaba

www.kohajavore.cg.yu

Bardhi_Medojevic

Medojevic_Sinishtaj