Deputeti Vasel Sinishtaj dhe kryetari i kuvendit të të tuzit,Nikollë Camaj u kthyen nga SHBA-ja

February 6, 2008   | Politika

Vasel Sinishtaj_Nikollë Camaj,Takime në frymë të bashkëpunimit

Tuz- Me ftesën e OJQ “Atdheu na Bashkon”, deputeti i ASH, Vasel Sinishtaj qVasel SinishtajVasel Sinishtajëndroi për vizitë zyrtare në SHBA, me çrast ai atje u takua edhe me disa përfaqësues të OJQ, si “Malësia e Madhe”- Detroit, Fondacioni “Malësia”- Nju-Jork etj. Deputeti Sinishtaj me bashkatdhetarët atje shkëmbyen mendime rreth gjërave që më së tepërmi i interesonin diasporës sonë. ” Isha i ftuar nga Shoqata “Atdheu na Bashkon” ku mora pjesë në dhjetor të vitit të kaluar edhe në konferencën e tyre të

organizuar në Nju-Jork, ku mes tjerash u diskutua edhe për miratimin e Kushtetutës së re të Malit të Zi si dhe për mundësinë e organizimit të referendumit për Komunë të mëvetësishme të Tuzit.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit, Nikollë Camaj, gjatë qëndrimit në SHBA gjithashtu pati rast të realizojë një sërë takimesh me bashkatdhetarët, duke veçuar takimet me shoqatat: “Malësia e Madhe” nga Detroiti, ” Vendlindja na thërret”, Fondacioni “Malësia” dhe Shoqata “Dedë Gjo` Luli” nga Nju-Jorku, me çrast ata shkëmbyen mendime me bashkatdhetarët mbi mundësitë e bashkëpunimit më të mirë të diasporës me vendlindjen.
“Është një rast i volitshëm për të cekur se Shoqata “Malësia e Madhe” nga Detroiti edhe këtë vit i ndihmoi familjet në nevojë sociale me një vlerë prej 20.000 dollarësh amerikanë.
Ndërkaq, Fondacioni “Malësia” nga Nju- Jorku iu ndau bursat 26 studentëve që studiojnë nëpër qendra të ndryshme universitare në Kosovë, Shqipëri dhe Podgoricë”, deklaroi Nikollë Camaj. Ai e përcolli mesazhin e këtyre dy shoqatave se edhe në të ardhmen do të kujdesen për sigurimin e mjeteve sociale dhe të bursave për studentë, duke pasur parasysh këtu edhe nevojat për kuadro specifike kur është fjala për bursa.
rr.d.

www.koha javore.cg.yu

Konferenca e tret e lëvizjes “Atdheu na Bashkon”

Next 1 2 3

Takim i z. Vasel Sinishtaj dhe z. Nikolle Camaj me shoqatat shqiptare qe veprojne ne Nju Jork

Te merkuren (9 janar) ne ora 6 te mbremejes ne zyren e z. Naser dhe Miriam Cobaj u mbajt nji takim ne mes z. Vasel Sinishtaj (Deputet i Alteranatives shqiptare) ne parlamentin malazias, dhe z. Nikolle Camaj (Kryetar i parlamentint te komunes urbane te Tuzit) dhe shoqatatve qe veprojne ne diaspore.
Kete takim e percodhen edhe TV Kultura shqipatre (Adem Belliu) dhe kanali TV 21 z. Halil Mula, ku ata bene interviste me Vaselin e Nikollen.
Qellimi i ketij takimi ishte qe te gjindet nji menyre me e mire dhe me efikase e bashkpunimit: Vendlidje-diaspore.
Si Vaseli ashtu edhe Nikolla folen per arritjet e partive shqiptare dhe per aspiratat qe kane ato, menyren e veprimit qe tash e tutje te bashkpunojne me shume per realizimin e te drejtave tona si popull autokton nen Mal te Zi. Gjate bisedave ra ne sy se fatkeqesishte nganjihere mungon bashkpunimi nderpartiak tek subjekti shqipatr ne vend, dhe mu per kete aresye nganjihere shqiptaret nuk kan sukses aq sa duhet dhe sa mund te kishin, sikur ata te ishin me kompakt, dhe te kosultoheshin ne mes vedi.
Ne takim moren pjese: Dr. Paloke Camaj, Sabri Gjoni (avokat) Naser Cobaj, Pashko Camaj, Kole Cacaj, Muharrem Hardolli, Ymer Ahmetaj, Hysen Ulaj, Gjon Dedvukaj, Prele Sinishtaj.
Pas prezantimit te Vaselit e Nikolles mbledhja vazhdoj me pyetje pergjigje, ku te pranishmit u njoftuan me mire me situaten ne vend.
Si z. Camaj ashtu edhe z. Sinishtaj premtuan se do te bashkpunojne me afer me diasporen shqiptare, e sidomos me levizjen”Atdheu na Bashkon” qe kohet e fundit po punon shume ne afersimin e faktorit politik ne vend me diasporen. Kjo eshte e nevojshme se sic e dijme si pasoje e bastisjeve dhe arrestimeve te Shtatorit te vitit 2006, marredhenjet vendlindje-diaspore u ftohen pak!
Nji jave me pare nji tubim i tille u be edhe ne sallen e kishes se “Shen Palit” ne Detroit. Kete tubim e organizoj shoqata e atjeshme “Malesia e Madhe”. Te gjithe te pranishmit falenderuan z.Naser Cobaj, per mundesimin e ketij tubimi ne zyren e tij. Z. Naser Cobaj (Nenkrytar i levizjes “Atdheu na Bashkon”) eshte nji puntor i palodhur i ceshtjes shqiptare, qe me punen dhe kontributin e tij i jep gjallni shoqates ne te cilen ai punon. Ne i jemi mirenjohes atij dhe te gjithe atyre qe veprojne, qe ne nji menyre apo tjeter japin kontributin e vet, per te miren e popullit shqiptare.
P.S.