Forca Rinore shpall konkursin e fotografisë

February 9, 2008   | Kulturë / Kultura

forca rinoreJu njoftojmë që Forca Rinore për të tretin vit me radhë organizon konkursin e fotografisë, një eveniment tashmë tradicional kulturor.
Tema e konkursit të sivjetshëm është „Në fokusin e të rinjve“ dhe për dallim prej dy viteve të kaluara ku të drejtë konkurrimi kanë pasur vetëm të rinjtë nga komuna e Ulqinit, në konkursin e sivjetshëm të drejtë pjesëmarrjeje kanë të rinjtë nga të gjitha qytetet në Mal të Zi.
Ne fund të konkursit fotografitë e përzgjedhura nga Juria profesioniste do të ekspozohen në një seri ekspozitash që do të organizohen në qytete të ndryshme të Malit të Zi. Një nga këto ekspozita do të mbahet edhe në Tuz.
Konkursi është hapur dje dhe ai do të zgjasë deri më 15 shkurt 2008.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në konkurs mund t’i dorëzojnë fotografitë në zyrat e Forcës. Po ashtu për informata më të hollësishme mund të vizitoni faqen tonë të internetit www.forcarinore.com ose të na shkruani në email-in tonë forcarinore@cg.yu.
Forca Rinore i fton të gjithë të rinjtë që të marrin pjesë në këtë konkurs dhe të bëhen pjesë e këtij aktiviteti duke ekspozuar talentin dhe kreativitetin e tyre në fushën e fotografisë.