Amnesti Internacional ankohet tek Olli Ren nga policia malaziaze

February 15, 2008   | Anketë / Anketa

Amnesti Internacional (Amnesty International), organizata ndërkombëtare që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kërkoj nga komesari europian Olli Ren që në mbledhjen paraprake të “Troikes” të bëhen bisedime me pjesëmarrësit malazias lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi.
Drejtoresha e zyres europiane Amnestia (AI) Natalia Alonso, e cila sapo i dergoj leter Renit përmendi tri situata të cilat e bregosin këtë zyrë. Situata e parë ka të bëjë me deportimin e 83 boshnjakëve (maj 1992), ku Alonso kerkon që kjo situate të shqyrtohet dhe te paraqiten të akauzuarit për këtë akt. Problemi tjeter qendron tek tortura që u behet të burgosurve nga policia. Së fundi ajo shpreh brengosjen për torturen që u është bërë shqiptarëve të arrestuar në akcionin “Fluturimi i shqiponjes” (shtator 2006). Ajo mëndon që gjyqimi i shqiptarëve nuk është i drejte dhe se deklaratat që të akuzuarit dhanë, ishin rezultat i dhunes. Sa i përket policëve që bënë torturimin në këtë akcion ende mbesin të paidentifikuar. Vijesti

http://www.malesia.org/