Parlamenti i Malit të Zi aprovoi të enjten Ligjin për Nënshtetësi

February 18, 2008   | Lajmet / Vijesti

SKUPŠTINA CRNE GOREParlamenti i Malit të Zi aprovoi të enjten Ligjin për Nënshtetësi, përmes të cilit rregullohet mënyra dhe kushtet e fitimitose humbjes së saj.
Ministri i Punëve të Brendshme, Jusuf Kalamperovic, gjatë arsyetimit tha se ligji paraqet një produkt të zgjidhjeve kushtetuese dhe se ai s’është diskriminues, duke theksuar se edhe pse në të ekzistojnë disa kushte restriktive për marrjen e nënshtetësisë, kjo është dukuri e zakonshme për shtetet e vogla. Kalamperovic sqaroi se ekziston edhe mundësia e nënshtetësisë së dyfishtë, por si përjashtim, e jo si rregull. Ligji parasheh që nënshtetësia malazeze të fitohet nga prejardhja, lindja brenda territorit
të Malit të Zi, me pranim, ose në pajtim me marrëveshjet dhe kontratat ndërkombëtare.

Nënshtetësia malazeze mund të fitohet në bazë të kontratave ose marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare, në bazë të të cilave mund të lejohet edhe nënshtetësia e dyfishtë, nën kusht të reciprocitetit. Nënshtetësia humbet me kërkesë të shtetasit malazez, ose në pajtim me ligjin, pra sipas kontratave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Shtetasi i rritur malazez, i cili posedon edhe nënshtetësinë e një shtetit tjetër, me ligj e humb nënshtetësinë malazeze, po qe se vullnetarisht fitoi nënshtetësinë e shtetit tjetër, përveç në rastet e parapara me ligj. Është paraparë që personi që ka humbur nënshtetasin malazeze ngase ka fituar nënshtetësinë e një shtetit tjetër, mundet sërish të fitojë nënshtetësinë malazeze nëse parashtron kërkesën për rilejim, dhe nëse ka një vit të pandërprerë të qëndrimit në Mal të Zi.

Me ligj kushtetues, si bazë thelbësore e ligjit të ri për nënshtetësinë malazeze, është përcaktuar që secili qytetar i Malit të Zi, i cili në ditën e shpalljes së pavarësisë, më 3 qershor 2006, përveç nënshtetësisë malazeze kishte edhe atë të ndonjë shteti tjetër, ka të drejtë që ta mbajë atë. Të
gjithë të tjerët që pas kësaj kohe kanë fituar edhe ndonjë nënshtetësi tjetër, mund ta mbajnë nënshtetasin malazeze maksimalisht një vit nga shpallja e kushtetutës së re, nëse gjatë asaj periudhe nuk nënshkruhet ndonjë marrëveshje bilaterale me shtetin ku është fituar ajo nënshtetësi.
Përfaqësuesit politikë serbë mendojnë se në këtë mënyrë bëhet seleksionimi nacional i qytetarëve, ndërsa mbrohen ata shtetas malazez që deri në ditën e pavarësimit përveç nënshtetësisë malazeze kishin edhe nënshtetësinë e një shteti tjetër, gjegjësisht të gjithë kroatët dhe një pjesë e shqiptarëve, boshnjakëve dhe myslimanëve. Blloku serb mendon se kështu drejtpërsëdrejti diskriminohen serbët e Malit të Zi, të cilët kërcënohen me humbjen e nënshtetësisë malazeze, sepse e dëshirojnë edhe nënshtetësinë e Serbisë.
Megjithatë, grupimi më i madh opozitar, Lista Serbe, që prej daljes së Malit të Zi nga bashkësia shtetërore me Serbinë evidentoi rreth 100,000 të interesuar për marrjen e edhe nënshtetësisë serbe, i porositi ata që pa frikë t’i plotësojnë formularët e thjeshtë, të cilët i për këtë qëllim i parasheh Ligji i ri për Nënshtetësi të Serbisë, duke sqaruar se në detajet për këtë gjë organet malazeze s’kanë qasje.

Tanjug