Pavaresia, nis njohja nderkombetare

February 18, 2008   | Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

Autoritetet nderkombetare kane nisur dje ne menyre te menjehershme levizjet e para ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves. Ne kryeqytetin e Irlandes, Dublin, Ministria e Puneve te Jashtme deklaroi dje pasdite zyrtarisht se “Irlanda do te njohe pavaresine e Kosoves, qe u shpall nga Parlamenti i Prishtines.

TIRANA

Shqiperia e pershendeti shpalljen e Kosoves shtet i pavarur. Kryeministri Sali Berisha tha se 17 shkurti “eshte dite e rilindjes se Kosoves, pas kaq shume sakrificash prej atyre qe luftuan per te mbrojtur nderin e tyre dhe dinjitetin e kombit”.

BE

Shefi i politikes se jashtme te BE, Havier Solana tha se stabiliteti ne Kosove dhe ne gjithe Ballkanin eshte me rendesi esenciale, pas pavaresise se Kosoves. Zedhenesi i BE, Jens Mester, ne emer te BE i beri thirrje “te gjitha paleve ne Kosove dhe me gjere ne rajon, te rrine te qeta dhe te mos i pergjigjen ndonje provokimi”.

UASHINGTONI

I shpejte ka qene edhe reagimi amerikan. Nga Uashingtoni, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se “SHBA po sheh nga afer situaten dhe po diskuton me partneret e saj evropiane”, duke shtuar: “Shume shpejt ne do te bejme nje deklarate”. Ndersa pergezoi qeverine e Kosoves, per vendosmerine e treguar per zbatimin e dispozitave te OKB-se per mbrojtjen e minoriteteve. Ne te njeten kohe, Presidenti amerikan, George E.Bush, tha gjate nje vizite ne Tanzani se do te mbeshtese pavaresine e Kosoves nen mbikeqyrjen nderkombetare. Ai theksoi se Uashingtoni do te punoje me aleatet e tij per te siguruar qe atje te mos kete dhune. “Qendrimi i Shteteve te Bashkuara ishte se statusi i Kosoves duhej te zgjidhej ne menyre qe rajoni i Ballkanit te ishte i qendrueshem dhe se ai ndihej i gezuar qe qeveria e Kosoves kishte treguar gatishmerine per te mbeshtetur te drejtat e serbeve atje”, deklaroi Bush, duke shtuar: “Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te punojne me aleatet per te bere gjithcka qe te mos kete dhune ne Kosove”.

ROMA

Ne kete linje, Roma zyrtare tha dje se u informua per shpalljen e pavaresise se Kosoves, por do te diskutoje per kete ceshtje me partneret evropiane, te henen ne Bruksel. Roma i beri thirrje Serbise dhe Kosoves te tregohen te moderuara. “Do ta bejme te ditur qendrimin tone lidhur me situaten e re te krijuar pas shpalljes se pavaresise, pasi te konsultohemi me partneret tane evropiane ne mbledhjen e se henes”, njoftoi nje zyrtar i Ministrise se Puneve te Jashtme. “U bejme thirrje dy paleve per qendrim te moderuar qe te kufizohen ne maksimum tensionet”, shtoi ai. Sakaq, vendet me te medha evropiane, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia do te bejne te ditur te henen qendrimin e tyre per njohjen e pavaresise se Kosoves, ne mbledhje me homologet evropiane ne Bruksel.

VATIKANI

Reagimi tjeter brenda Italise, ka ardhur nga Vatikani. Ai ftoi “drejtuesit politike te Serbise dhe Kosoves te tregojne kujdes”, duke u kerkuar te “angazhohen per te shmangur reagimet ekstremiste dhe pasojat e dhunshme”, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ne komunikaten qe nxori, Vatikani tha se “kerkon me vendosmeri qe sensi i pergjegjesise dhe fryma e paqes te mbizoterojne ndaj cdo lloj qendrimi tjeter, qofte kjo nga ana e qeverive apo popullsive te perfshira”. Zedhenesi i Vatikanit, Frederico Lombardi citoi edhe Papa Benediktin XVI, kur tha se “Papa vazhdon t’i konsideroje me afeksion popujt e Serbise dhe Kosoves, u gjendet prane dhe i siguron per lutjet e tij ne kete moment vendimtar te historise se tyre”.

Nderkohe, Kryetari i komisionit te marredhenieve nderkombetare te Komitetit Olimpik Nderkombetar (KON), italiani Mario Pescante, tha se KON-i “do ta njihte me siguri pavaresine e Kosoves”. “Do te kete me siguri nje njohje te Kosoves nga ana e KON-it, kete mund ta njoftoj paraprakisht”, tha Pescante i cituar nga ANSA. Por ai shtoi se mendon se “Kosova do te kete kohe per t’u perfaqesuar ne Lojerat Olimpike te Pekinit 2008”, shtoi ai.

LONDRA

Edhe Londra vleresoi se pavaresia e Kosoves eshte zhvillim i rendesishem. Ajo siguroi se nje deklarate zyrtare pritet te behet te henen, pas takimit te Brukselit, sikurse deklaroi dje pasdite, nje zedhenes i Foreign Office-it.

BERNA

Zvicra sakaq u shpreh lidhur me pavaresine e Kosoves, se ajo do te jete nje nga prioritetet e politikes se saj te jashtme, ne nje deklarate te Ministrise se Jashtme zvicerane. “Shpallja e pavaresise se Kosoves pritej. Politika e jashtme do ta mbaje parasysh kete fakt, duke e kthyer ne nje fushe prioritare te saj”, tha Ministria e Jashtme ne nje komunikate. Njohja e Kosoves nga Zvicra “do te behet pas konsultimeve te komisioneve te politikes se jashtme”, vijoi ministria. “Ne presim nga ana e autoriteteve kosovare te angazhohen per mireqenien te gjithe banoreve dhe te angazhohen per te mbrojtur te drejtat e te gjitha pakicave”, nenvizohej ne komunikate.

PARISI

Lajme te mira erdhen dje edhe nga Parisi zyrtar. Shefi i diplomacise franceze Bernard Kushner, i uroi fat te mbare Kosoves, duke theksuar se “ky zhvillim ishte nje sukses i komunitetit nderkombetar dhe Evropes”. “Kjo do t’i jape fund vuajtjeve”, shtoi Kushner. Ndersa lidhur me reagimet e Serbise, e cila tha se nuk do te njihte kurre pavaresine e Kosoves, Kushner deklaroi: “Nuk duhen marre gjerat tragjikisht. Ky eshte vetem nje fillim, nuk kishte rruge tjeter”.

BRUKSELI

Belgjika nderkohe, tha se u informua per shpalljen e pavaresise se Kosoves, por do te prese mbledhjen e te henes te ministrave te Puneve te Jashtme te vendeve te BE-se, per t’u shprehur per njohjen e saj. Ministri i Jashtem, Karel De Gusht deklaroi se “njohja e pavaresise se Kosoves eshte ceshtje kombetare, por mbetet per t’u diskutuar ne nje kontekst te gjere evropian”. Per kete arsye Belgjika do te shprehet per qendrimin e vet vetem pas diskutimit me vendet e tjera evropiane ne mbledhjen e se henes” theksoi ai ne nje komunikate. “Eshte e rendesishme qe siguria dhe stabiliteti ne rajon jane te garantuara”, theksoi shefi i diplomacise belge, duke nenvizuar rendesine e respektit dhe te tolerances per pakicat e ndryshme kombetare ne Kosove.

BERLINI

Ministri i jashtem gjerman, Frank Valter Shtajnmajer u beri thirrje te gjitha paleve te mbajne qendrime te moderuara pas deklarimit te pavaresise se Kosoves. Zyra e ministrit te jashtem gjerman beri te ditur se ai ka folur me homologet e tij ne Serbi dhe Slloveni, dhe kishin konkluduar se “prioriteti me i larte” eshte ruajtja e stabilitetit ne Ballkan. Zevendeskryetari i fraksionit socialdemokrat ne Bundestag, Valter Kolbov tha se beson se Gjermania do ta njohe se bashku me partneret e tjere evropiane Kosoven ditet e ardhshme.

VIENA

Kurse ministrja austriake e Puneve te Jashtme, Ursula Plassnik, qe eshte pro shpalljes se pavaresise, tha dje se kjo ishte “e pashmangshme”, ne nje deklarate per televizionin publik ORF. Austria do ta njoftoje qendrimin e saj lidhur me shpalljen e pavaresise se Kosoves pas takimit te ministrave te Jashtem te BE-se, te parashikuar neser ne Bruksel.

LUBJANA

Sllovenia, qe ka presidencen e radhes se BE-se, u beri thirrje te gjitha paleve qe lidhen me Kosoven “te sillen ne menyre te pergjegjshme” per “te shmangur cdo forme dhune” pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. “Deklarata e shpalljes se pavaresise se Kosoves nuk ishte surprize”. Ajo erdhi pasi u shfrytezuan te gjitha mundesite per nje zgjidhje te negociueshme”, nenvizoi kryeministri slloven, Janez Jansa, ne nje komunikate.

NATO

Nga ana tjeter, NATO siguroi se do te vazhdoje te garantoje sigurine ne Kosove pasi territori shpalli pavaresine nga Serbia. Sekretari i pergjithshem NATOS, Jaap de Hoop Scheffer theksoi se “te gjitha palet duhet ta pranojne qe KFOR-i vazhdon te mbaje pergjegjesine per ruajtur nje atmosfere paqeje ne te gjithe territorin e Kosoves ne perputhje me rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, vetem ne rast se Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara vendos ndryshe”. Duke u kerkuar te gjitha paleve te tregojne vetepermbajtje, Scheffer shtoi: “Ne kete periudhe te ndjeshme, KFOR-i do t’i pergjigjet me shpejtesi dhe vendosmeri ndaj cdokujt qe do te perpiqet te shkaktoje dhune ne Kosove”.

SHKUPI

Zedhenesi i qeverise se Maqedonise tha se Maqedonia do te ndjeke me vemendje zhvillimet ne rajon. Ivica Bocevski tha lidhur me nje njohje te pavaresise se Kosoves nga Maqedonia se “cilido vendim qe do te marrim, ne do te mbajme parasysh interesat e qytetareve tane, si dhe interesat nacionale dhe shteterore te Maqedonise.”

SOFJA

Bullgaria beri thirrje per nje qendrim te perbashket te Bashkimit Evropian, pas shpalljes se pavaresise. Ne nje deklarate te ministrise se jashtme bullgare thuhet se “nje qendrim i harmonizuar i BE do te kontribuonte shume ne uljen e rreziqeve te sigurise ne rajon dhe ne Evrope”. Bullgaria do ta zbuloje qendrimin e saj ndaj nje njohjeje te pavaresise se Kosoves vetem pas mbledhjes se ministrave te jashtem te BE te henen. Ne fund te janarit, presidenti i Bullgarise, Georgi Parvanov deklaroi se vendi i tij “nuk do te beje pjese ne ato vende qe do ta njohin menjehere Kosoven”.

OKB

Zhvillime ka pasur dje ne Keshillin e Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork. Takimi urgjent i Keshillit te Sigurimit i mbledhur dje per Kosoven u shty me dy ore, per arsye teknike dhe logjistike, sikunder tha sherbimi i shtypit te OKB-se. “Takimi do te rifilloje ne oren 15:00 lokale (20:00 GMT) per t’i dhene kohe perkthyesve te shkojne atje”, u saktesua me tej. Keshilli i Sigurimit tha se e organizon kete takim urgjent per Kosoven me kerkesen e Rusise, pas shpalljes se pavaresise se Kosove. Pavaresia, erdhi rreth nente vjet pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s ndermoren sulme ajrore per te shpetuar shqiptaret nga vrasjet dhe spastrimi etnik i forcave serbe.

Kohajon.com