Piktorët ulqinakë Rudi Goga, Bilal Nikeziqi dhe Naser Hasa hapen të martën ekspozitën kolektive në galerinë “most” në podgoricë

February 21, 2008   | Kulturë / Kultura

Naser Hasa-Bilal NikeziqiArti krijohet edhe në provincë

Ekspozitën e hapi piktori akademik Mihaillo Millo Pavlloviq, i cili theksoi se ndonëse në Ulqin të krijosh art është vështirë, këta artistë tregojnë se edhe larg qendrave të mëdha, pa kushte të mira mund të krijohet art cilësor.

Piktorët akademikë ulqinakë Rudi Goga, Bilal Nikeziqi dhe Naser Hasa hapën të martën në Galerinë “Most” në Podgoricë ekspozitën e tyre. Në ekspozitë ata prezantohen me nga dhjetë punime të punuara gjatë dy viteve të fundit.

Ekspozitën e hapi piktori akademik Mihaillo Millo Pavlloviq, i cili theksoi se ndonëse në Ulqin të krijosh art është vështirë, këta artistë tregojnë se edhe larg qendrave të mëdha, pa kushte të mira mund të krijohet art cilësor.

“Të jetosh dhe të krijosh në Podgoricë, Nikshiq dhe Cetinë, nuk është njëjtë si në periferinë gjeografike të Malit të Zi. Të krijosh në Ulqin është vështirë. Larg qendrave të mëdha kulturore, pa atelje, në kushtet që nuk janë karakteristikë e kohës dhe shekullit tonë. Por edhe përkundër të gjitha vështirësive që i kanë shoqëruar, rruga e krijimtarisë së këtyre artistëve është shumë e ndershme, kuantitative dhe mbi të gjitha cilësore”, tha në fjalën e tij Pavlloviq.

Të tre piktorët ulqinakë kanë mbaruar Akademinë e Arteve në Prishtinë. Goga dhe Hasa në klasën e profesorit Muslim Mulliqi, kurse Nikeziqi në klasën e profesorit Rexhep Ferri. Ata kanë pasur deri tani shumë ekspozita personale dhe kolektive, brenda dhe jashtë vendit.

(Kohapress)

YouTube Preview Image