Mali i Zi në një linjë me BE’në

March 2, 2008   | Shtypi / Mediji

Sr?an Darmanovi?Duke e vlerësuar si të pashmangshme njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi,analisti i njohur politik malazias, Srdjan Darmanoviq ka thënë se kjo pritet të bëhet në fazën kur kjo do të jetë qëndrim dominues në bashkësinë ndërkombëtare.Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës do një sfidë për Qeverinë e Malit të Zi dhe për rrethanat e atjeshme politike.Darmanoviq, që njëherësh është edhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë, si dhe anëtar i Komisionit të Venecias, ka vlerësuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë e pritur dhe se
askush nuk ka qenë i habitur.”Pavarësia me siguri do të njihet nga shumica e vendeve dhe Kosova do të fillojë të funksionojë pak a shumë si vend i pavarur,por nga ana tjetër duhet pasur parasysh qëndrimin e Rusisë, Serbisë dhe të një pjese jo të vogël të vendeve të bashkësisë ndërkombëtare, Kosova do të ketë pengesa të qarta për të hyrë në disa institucione të rëndësishme ndërkombëtare,” ka deklaruar të premten Darmanoviq.

Gazeta Express