Në 6 vjetorin e “kohës javore”

March 2, 2008   | Shtypi / Mediji

Në 6 vjetorin e “kohës javore”Gëzuar përvjetorin
Gazeta “Koha javore” u krijua dhe u lartësua posaçërisht për të hedhë dritë për çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi. Parimet themelore të politikës redaktuese janë informimi objektiv për gjithë atë që ndodhë në Mal të Zi, në trojet shqiptare dhe më gjerë. Gazeta ka gjykuar dhe gjykon gjithë atë të keqe që ndodhë kudo në botën e civilizuar, është pararendëse e transformimeve të reja që kanë ndodhur në vend dhe kanë pasur reflekse pozitive te lexuesit.
Kur shqiptarëve në Mal të Zi u ishte imponuar errësira informative filloi të dalë gazeta “Koha javore”, që brenda këtyre 6 viteve të punës shumë cilësore informative, për shqiptarët në trojet e tyre etnike, por edhe për ata në diasporë, u bë më shumë se një gazetë për të dhënë informacione nga fusha të ndryshme, si në politikë, ekonomi, kulturë, sport. Me tema të reja, ide e zbërthime konkrete, që patën e kanë edhe sot e gjithë ditën rëndësi të veçantë në dinamikën e zhvillimeve të proceseve demokratike në Mal të Zi, për shqiptarët e këtushëm, po edhe më gjerë, kjo gazete solli kundrime të reja temash mbi parimet e gazetarisë së avancuar me një staf emrash të njohur e të dëshmuar në publicistikë dhe në dijen shqiptare.
Numri i parë i gazetës “Koha javore” sinjalizon fillimin e emocioneve të mëdha, të një dite që do të mbahet mend gjatë e që janë të lidhura me historinë e informimit shqip në Mal të Zi, me të shkuarën, me të tashmen, me të ardhmen e kulturës kombëtare si dhe brezave që pasojnë njëritjetrin. Gazeta “Koha javore” u krijua dhe u lartësua posaçërisht për të hedhë dritë për çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi. Parimet themelore të politikës redaktuese janë informimi objektiv për gjithë atë që ndodhë në Mal të Zi, në trojet shqiptare dhe më gjerë. Gazeta ka gjykuar dhe gjykon gjithë atë të keqe që ndodhë kudo në botën e civilizuar, është pararendëse e transformimeve të reja që kanë ndodhur në vend dhe kanë pasur reflekse pozitive te lexuesit. Është e qartë si drita e diellit se kjo gazetë është medium i vetëm që bën përpjekje për të lartësuar idetë, vlerat kombëtare jo vetëm të shqiptarëve të këtushëm, po edhe me gjerë. Kjo gazetë jo vetëm që i jep hapësirë publikimi gjithë asaj që ka vlerë, por hap shtigje të reja e moderne, prodhon vlera kriteresh e bashkëpunimit në interes të paqes dhe të drejtave e lirive të njeriut.
Sot në këtë 6 vjetor të gazetës ” Koha javore” është ditë feste, dite gëzimi, gazetë kjo që falë talentit të atyre që mbushin faqet e saja me raporte të fushave të ndryshme shënon një ngjarje historike për mediat shqip në Mal të Zi gjë që inkurajon për hapa të mëtutjeshëm për të ngritur kulturën e qytetërimit e të bashkëjetesës, që e ka shoqëruar këtë gazetë gjatë këtyre 6 vjetëve. Ky përvjetor është çast i duhur që faktorët relevantë të binden se ia vlen të shtohet dalja e kësaj gazete, të rrisin fondet per çka koha dëshmoi se gazeta “Koha javore” ka vizion, ka vullnet për t`i ofruar lexuesit të gjitha format e mediave bashkëkohore. Si e tillë ajo është dhe do të mbetet në funksion të artikulimit të kërkesave të lexuesve, të cilët të bindur në misionin që ka, gazeta është bërë pjesë e pandashme e jetës së tyre.

Shaban Peraj

www.kohajavore.cg.yu