Ulqin:Ndarja e mjeteve financiare OJQ-ve në Komunën e Ulqinit

March 3, 2008   | Kulturë / Kultura

INTERVISTË ME ISMET KARAMANAGËNNuk mjafton autorizimi, duhet edhe të dish
Nuk mjafton vetëm të jesh i autorizuar nga Komuna, por mendoj se ai i cili e merr përgjegjësinë për të vlerësuar dhe notuar çdokë, duhet të jetë kompetent, me fjalë të thjeshta – duhet të dish. Dhe për atë, pse nuk ka kaluar projekti i “Kalasë” nuk është vështirë për ta kuptuar. Edhe një herë, a thua se Komisioni nuk e di se çka është UNESCO? Ka mundësi që është ashtu dhe për këtë disave nga anëtarët edhe mund t`u falet.
Ditë më parë Komuna e Ulqinit për të parën herë u ka ndarë mjete financiare organizatave joqeveritare. Kjo ndarje do të hyjë në historinë e Ginisit. Këtë e kam theksuar edhe në një emision në TV-në e Malit të Zi, ku isha mysafir, pasi që për të parën herë do të ndodhte diçka e tillë tek ne, mendoj në ndarjen legale të mjeteve, me konkurs. Ndarjen e këtyre mjeteve të gjitha OJQ-të e kanë pritur me padurim, pasi procedura qysh nga shpallja e konkursit, formimi i komisionit, e deri te vendimi ka zgjatë bukur mirë. Duhet të theksohet, për ata të cilët mendojnë se ka pasur pak mjete financiare, duke e pasur para sysh numrin e madh të OJQ-ve në Ulqin, se në buxheti e Komunës së Ulqinit në fillim të vitit kanë qenë të planifikuara 20 mijë €. Por deri te konkursi kanë mbetur vetëm 11 mijë €, pasi shuma tjetër, jo e vogël, u është ndarë pa konkurs gjithashtu disa OJQ-ve, që qëndrojnë afër pushtetit, kurse për një shumë më të vogël, nuk dihet.
Dhe kështu pra, pas një kohe më të gjatë, erdhi edhe dita D – kur Komisioni zyrtarisht e publikoi në TV Teuta vendimin e vet. Vetë ndarja, siç shihet, ka qenë “bratski”, “sestrinski”, apo “partijski”. Se është kështu e kanë vërejtur edhe qytetarët e thjeshtë, e të mos flasim për ata persona që kanë konkurruar zyrtarisht.
Pasi që Kalaja nuk është përfshirë në buxhetin e Komunës, çka do të ishte gjë normale, për ata që e kuptojnë se ajo është djepi i kulturës sonë, ne si shoqatë “Miqtë e Kalasë” kemi konkurruar me një projekt: “Përgatitjet për nominim në UNESKO” që të mos gjendemi anash. Shuma, sado e vogël që të ishte, do të kishte inicuar realizimin e kësaj ideje, pëlqimin për të cilën e kanë dhënë Shteti i Malit të Zi, Asociacioni i qyteteve të Malit të Zi dhe më në fund edhe Komuna e Ulqinit.
Duke u bazuar në të gjitha këto fakte, ne si njëra ndër shoqatat më të vjetra në Mal të Zi, me mbi 1000 anëtarë me libreza, konkurruam, duke shpresuar se Komisioni në mënyrë të sinqertë do ta analizojë projektin tonë. Por ja çfarë ndodhi.
Unë, si kryetar i kësaj shoqate, që e ka punuar projektin shpreh dëshprimin tim, si edhe dyshimin në punën dhe aftësinë e disa anëtarëve të Komisionit, duke i lexuar emrat e tyre. Nuk mjafton vetëm të jesh i autorizuar nga Komuna, por mendoj se ai i cili e merr përgjegjësinë për të vlerësuar dhe notuar çdokë, duhet të jetë kompetent, me fjalë të thjeshta – duhet “me dijtë”. Dhe për atë, pse nuk ka kaluar projekti i “Kalasë” nuk është vështirë për ta kuptuar. Edhe një herë, a thua se Komisioni nuk e di se çka është UNESCO? Ka mundësi që është ashtu dhe për këtë disave nga anëtarët edhe mund t`u falet.
Unë si kryetar i Shoqatës “Kalaja”, si njohës i kulturës, traditës, historisë dhe i disa gjuhëve të huaja, jam i sigurt se Projekti ka qenë i shkruar mirë. Por siç shihet disa nga anëtarët e Komisionit merren shpesh me projekte tilla, me projekte të cilat në gramatikë quhen “mislene imenice” (emra të të menduarit), kurse projektet, çka në fakt shihet, “corpus delikti” se ku shkojnë mjetet, nuk janë në sferën e vlerësimit të tyre. Në kalanë tonë edhe të tyren, po të ishin ndarë mjetet, ato do të ishin parë në çdo moment.
Për ato OJQ të cilave u janë ndarë mjetet, nuk kam koment. Nuk e injoroj punën e tyre, por të injorohet puna dhe aktiviteti i shoqatës “Miqtë e Kalasë” është mëkat. Fjala është për një shoqatë që me angazhimin e vet është njëra ndër shoqatat më të njohura në Mal të Zi. Zotërinjtë e komisionit këtë e dijnë mirë. Mbetet në ndërgjegjen e tyre gjithçka që kanë bërë rreth ndarjes së mjeteve. Është lehtë të mburremi me Kalanë e Ulqinit, por me veprime të tilla, dëshmoni që në raste të tillë shihni vetëm interesat e ngushta personale.
Ismet Karamanaga
(Autori është kryetari i Shoqatës Miqtë e Kalasë “Kalaja”)
www.kohajavore.cg.yu/

1