Mali i Zi me pasaporta elektronike

March 5, 2008   | Shtypi / Mediji

Osman Subaši?Sipas zëvendësit të ndihmës-ministrit të Punëve të Brendshme,Osman Subasic, bëhet fjalë për dokumente elektronike udhëtimi që është e pamundur të falsifikohen ose keqpërdoren. “Të drejtën në pasaportë do ta kenë të gjithë qytetarët malazezë. Me përjashtim të ndonjë qytetari të dënuar me burg ose ndaj të cilit ushtrohet procedurë penale. Procedura për dhënien e pasaportës është e shpejtë, prandaj afati për dhënien e tij, prej momentit të dorëzimit të kërkesës, do të jetë 15 ditë.Pasaportat i lëshon MPB, ndërkaq kërkesa mund të bëhet në çdo komunë, në 23 vende të Malit të Zi, edhe pse ata do të lëshohen vetëm nga një vend – nga selia e
MPB në Podgoricë, e që edhe paraqet një prej kushteve të Komisionit Evropian për liberalizimin e regjimit të vizave”, theksoi Subasic, derisa paralajmëroi se pasaportat e para elektronike pritet të lëshohen në prill.

1