KK “Albulena” fitoi një medalje të artë dhe disa të bronzta në kupën e karatesë “Mimoza 2008”

March 7, 2008   | Sporti / Sport

kk”AlbulenaBesnik Adoviq përsëri i pari
Se kemi të bëjmë me një garues perspektiv nga i cili në të ardhmen pritet shumë tregon edhe fakti se në të gjitha garat ku ka marrë pjesë këtë vit, përfshirë edhe turnetë me karakter ndërkombëtar, ai ka fituar medalje të arta.
Garuesi i Klubit të Karatesë “Albulena”, Besnik Adoviq, u kurorëzua me medalje të artë në kategorinë e rëndë për shpresa, grupmosha `93, në Kupën e Karatesë “Mimoza 2008”, e cila u mbajt të shtunën në Igallo.
Për të fituar medaljen e artë, Adoviqi u përball me një konkurrencë tepër të fortë dhe u desh të mposhtte tre kundërshtarë të tij.
Se kemi të bëjmë me një garues perspektiv nga i cili në të ardhmen pritet shumë tregon edhe fakti se në të gjitha garat ku ka marrë pjesë këtë vit, përfshirë edhe turnetë me karakter ndërkombëtar, ai ka fituar medalje të arta.
Përveç medaljes së artë të Adoviqit, garuesit e tjerë të KK “Albulena” që morën pjesë në këtë garë fituan edhe disa medalje të bronzta

i.k.
www.kohajavore.cg.yu/


Sukses i klubit të karatesë “Champion” në kupën

ChampionKatër medalje të arta
“Champion” mori pjesë në këtë garë me 21 garues dhe arriti të fitojë katër medalje të arta, pesë të argjendta dhe pesë të bronzta.
Të shtunën në Igallo u mbajt Kupa e Karatesë “Mimoza 2008”, e cila u organizua nga KK “Sport-Riva” nga Herceg Novi. Kjo garë tuboi 27 klube nga Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, në mesin e të cilëve edhe KK “Champion” nga Ulqini.
“Champion” mori pjesë në këtë garë me 21 garues dhe arriti të fitojë katër medalje të arta, pesë të argjendta dhe pesë të bronzta.
Adonis Markashi edhe këtë herë u kurorëzua me dy medalje të arta dhe një të bronztë, duke qenë ndër garuesit më të mirë të këtij turneu. Ai fitoi medalje të artë në kata ekipore dhe individuale, kurse medalje të bronztë në luftra individuale, për grupmoshën `96, në kategorinë -40kg.
Garuesi tjetër i KK “Champion”, Edmond Mehmedi u kurorëzua me medalje të artë në kata ekipore, ndërsa me medalje të argjendtë në luftra individuale, grupmosha `96, kategoria -35kg.
Pjesëtari tjetër i ekipit të katave, Genc Murati, përveç medaljes së artë në këtë kategori, fitoi medalje të bronztë në kata individuale.
Vlen të theksohet se ekipi i katave deri tek medalja e artë arriti pas katër fitoreve radhazi, ndër të cilat edhe ndaj ekipit të katave të KK “Buduqnost”.
Me medalje të argjendtë u kurorëzua ekipi i femrave në luftra, grupmosha `92-`93, në përbërje Selma Gurzakoviq, Radica Dashiq dhe Arta Llazoriq, kurse në luftra individuale, Armin Nuti, grupmosha `95, kategoria +52kg.
Ndërkaq, medalje të bronzta në luftra individuale fituan Radica Dashiq, Sllobodan Batriçeviq dhe Sandro Pekiq.

(Kohapress)