8 Marsit ka shënuar një incident në Budvë kunder shiptarëve

March 9, 2008   | Turizmi / Turizam

Budva_mali i ziNjë autobus me 50 gra shqiptare të cilat janë nisur për të festuar në qytetin e Budvës janë sulmuar nga një grup ekstremistësh.
Gratë janë nisur me dy autobusë, duke u ndarë në dy grupe, por teksa kanë mbërritur në qytetin e Budvës janë sulmuar.Përfaqësuesja e shoqërisë “Albania Interlines”, Ana Preka, bën të ditur se serbët kanë sulmuar njërin prej autobusëve ndërkohë që mësohet se nuk ka të lënduar. Nga sulmi i ekstremistëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobus, me targa të Tiranës. Version multimedial i ketij lajmi KLIKO
Ndërkohë janë lajmëruar të gjitha organet kompetente për të bërë të mundur edhe kthimin e grave në Shqipëri. Po kështu Drejtoria e Policisë Shqiptare ka komunikuar me Drejtorinë e Policisë së Malit të Zi.
Mësohet se tashmë rreziku ka kaluar dhe tashmë gratë janë duke vazhduar udhëtimin e tyre në Budvë. Sipas shoferit të njërit autobus gratë janë duke udhëtuar në këmbë ndërsa mësohet se rasti është denoncuar në polici.

Balkanweb

Përfaqësuesja e agjensisë Ana Preka ka deklaruar se grave do u niset një tjetër autobus për të qenë në dispozicion të transportit të tyre Version multimedial i ketij lajmi

Pas incidentit të ndodhur në Budva gjatë orëve të vona të natës, ka ardhur edhe reagimi zyrtar I Policisë së Shtetit. Gjatë një deklarate për shtypin, zëdhënësi I këtij institucioni Klodian Branko ka thënë se për gratë të cilat kishin shkuar në Mal të Zi me rastin e festave nuk ka asnjë rrezik. “Sqarojmë se Policia e Shtetit menjëherë ka marrë kontakte me autoritet policore të Malit të Zi, të cilat konfirmojnë se në parkingun e autobuzave në Budva, gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar është dëmtuar feneri dhe pasqyra e autobuzit” ka deklaruar Branko. Gjithashtu ai ka vijuar duke thënë se shërbimi policor malazes ka filluar veprimet procedurale për këtë çështje. “Sarojmë se, shtetaset shqiptare që kanë qenë me këtë autobus kanë vazhduar normalisht aktivitetet në këtë vend”, ka përfundur Policia e Shtetit.

Ekstremistët serbë kanë sulmuar me gurë autobuzin me targat e Tiranës

Ekstremistët serbë mësohet të kenë sulmuar me gurë autobuzin ku ndodheshin gratë shqiptare. Përfaqësuesja e agjensisë “Albania Interlines” tha se të dy autobuzët kanë kaluar që ditën e djeshme në pikën e Marriqanit drejt Budvës. Gjithashtu bëhet e ditur se autobuzi I sulmuar ka qenë me targa të Tiranës.

Përfaqësuesja e agjenisë: Janë njoftuar të gjitha organet kopetente për kthimin e grave në Shqipëri

Përfaqësuesja e agjensisë Ana Preka tha se ata kanë kontaktuar me shoferët e autobuzit të cilët kanë qenë shumë të revoltuar. Sipas saj shoferët kanë njoftuar menjëherë ngjerjen dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit për të qetësuar gjendjen. Autobuzët janë nisur dje në mëngjes nga Tirana në orën 9:00. Ndërkohë janë lajmëruar të gjitha organet kopetente për të bërë të mundur edhe kthimin e grave në Shqipëri. Po kështu Drejtoria e Policisë Shqiptare ka komunikuar me Drejtorinë e Policisë së Malit të Zi.

Shoferi I autobusit: Rreziku ka kaluar, gratë po vazhdojnë vizitën

Gjatë një lidhje telefonike me njërin nga shoferët e autobusit, mësohet se nuk ka rrezik për gratë dhe tashmë gratë janë duke vazhduar udhëtimin e tyre në Budva. Sipas shoferit gratë janë duke udhëtuar në këmbë ndërsa mësohet se rasti është denoncuar në polici.

Preka: Gratë ishin në hotel kur u sulmua autobusi

Përfaqësuesja e agjensisë Ana Preka ka deklaruar se grave do u niset një tjetër autobus për të qenë në dispozicion të transportit të tyre. Gjatë një komunikimi e “News24” përfaqësuesja e agjensisë “Albania Interlines” tha se gratë shqiptare kanë qenë në hotel kur është sulmuar autobuzi me targat e Tiranës. Një sulm I tillë është kryer gjatë orëve të natës dhe gratë nuk janë vënë në rrezik pasi ato kanë qenë në dhomat e hotelit. Po kështu njëri nga shoferët e autobusit ka thënë se nga sulmi janë thyer dritat dhe pasqyrat e autobuzit. Tashmë gratë shqiptare po vazhdojnë vizitën e tyre në Budva.

(Arjona Sinanaj/Balkanweb)