Presidenti Vujanoviq po qëndron në Ulqin

March 10, 2008   | Shtypi / Mediji

vujanovic_hajdinagaUlqin – Në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, që do të mbahen më 6 prill, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, po qëndron në Ulqin.
Dje ai u takua fillimisht me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, dhe me sekretarët e sekretariateve të kësaj komune si dhe me drejtorët e ndërmarrjeve publike të Ulqinit.
Më pas ai pati takime të veçanta me aktivistë të PDS-së në Ulqin, qytetarë të shquar të Ulqinit, banorë të Krythës së Ulqinit dhe me përfaqësues të UDSH-së.
Sot Presidenti Vujanoviq pritet të vizitojë Valdanosin dhe Port Milenën, ndërmarrjen “Millenium”, Katërkollën dhe Shtojin.
(Kohapress)