U bë konstituimi i këshillit qendror të UDSH-së

March 10, 2008   | Politika

Meto ZenkaZgjedhen nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm
Ulqin – Në mbledhjen e Këshillit Qendror të UDSH-së, e cila u mbajt të dielen, u bë konstituimi i këtij organi të dalë nga Kuvendi V Zgjedhor, që përbëhet nga 35 anëtarë.
Këshilli Qendror zgjodhi nënkryetarë të kësaj partie Meto Zenkën, Ali Dukajn dhe Enver Dedushajn, kurse sekretar i përgjithshëm u zgjodh Haxhi Sulejmani.
Siç dihet, në Kuvendin V Zgjedhor, i cili u mbajt më 2 shkurt të këtij viti, kryetar i UDSH-së u rizgjodh Ferhat Dinosha.

(Kohapress)