U hap ekspozita e fotografive me temë “në fokusin e të rinjve”

March 10, 2008   | Kulturë / Kultura

forca rinoreÇmimi i Parë Ali Zhygjelit
Në konkursin e sivjetshëm arritën rreth 700 fotografi, kurse 90 më të mirat prej tyre u ekspozuan në ekspozitën e hapur të shtunën në galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Sipas organizatorit, ekspozita e njëjtë do të organizohet edhe në disa qytete të tjera në Mal të Zi.
Fituesi i Çmimit të Parë në konkursin e sivjetshëm të fotografisë me temë “Në fokusin e të rinjve”, i cili për të tretin vit me radhë organizohet nga Forca Rinore, është Ali Zhygjeli. Fotografia e tij që për motiv kishte një femër, u zgjodh më e mira nga rreth 700 fotografi sa morën pjesë gjithsej në konkurs.
Juria e përbërë nga fotografët Ante Bakoviq dhe Isuf Gjoni, si dhe piktorët Bilal Nikeziq, Vahida Hasanaga – Nimanbegu, Mersiha Resulbegu – Mavriq dhe Edin Kapllani, me Çmim të Dytë në kategorinë e fotografisë digjitale zgjodhën fotografinë e Vlladimir Popoviqit, kurse me Çmimin e Tretë atë të Jovan Ivançeviqit.
Fituesit të Çmimit të Parë në këtë kategori i takoi shpërblimi prej 300 eurosh, fituesit të Çmimit të Dytë shpërblimi prej 200 eurosh, kurse atij të Çmimit të Tretë 100 euro.
Ndërkaq, fotografia më e mirë në kategorinë MMS u zgjodh ajo e Xhenana Mehmedoviqit, kurse në kategorinë e fotomontazhiz ajo e Enis Katanës, për ç`gjë ata u shpërblyen me nga 100 euro.
Ndarja e çmimeve u bë në mënyrë solemne të shtunën me rastin e hapjes së ekspozitës në galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Në të u ekspozuan 90 fotografitë më të mira të përzgjedhura nga juria e konkursit.
Për dallim prej dy viteve të kaluara ku të drejtë konkurrimi në konkurs kishin vetëm të rinjtë nga komuna e Ulqinit, në konkursin e sivjetshëm në të morën pjesë të rinj edhe nga qytete të tjera të Malit të Zi.
Sipas organizatorit, ekspozita e njëjtë do të hapet edhe në disa qytete të tjera në Mal të Zi.
i.k.

www.kohajavore.cg.yu