Klubi i karatesë “Ulqini” i dyti në renditjen e përgjithshme

March 15, 2008   | Sporti / Sport

KK_Ulqini1“Ulqini” shkëlqen sipas traditës
Më 9 mars 2008 u mbajt Kupa e Xll e karatesë “Tivari 2008”, ku morën pjesë 17 klube me mbi 570 garues. Në këtë garë mori pjesë edhe Klubi i karatesë “Ulqini”, i cili u rendit në vendin e dytë në plasmanin gjeneral, menjëherë pas Klubit të karatesë “Buduqnost. Vendi i tretë i takoi Klubit të Karatesë “Omlladinac”, vendi i katërt Klubit të karatesë “Budva”, ndërsa vendin e pestë e zuri klubi i karatesë “Albulena”. Kësaj radhe në renditjen e përgjithshme u zgjodhën 5 klubet më të suksesshme të garës, në mesin e të cilëve ishin dy klube nga Ulqini.
Klubi i karatesë “Ulqini” në Kupën e Tivarit mori pjesë më 66 garues. Për shumë prej tyre ishte hera e parë që morën pjesë në garë.
– Suksesi nuk mungoi as kësaj radhe. Ne arritëm që të fitojmë gjithsej 90 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 31 të arta, 33 të argjendta, 26 të bronzta, si dhe një kupë. Patëm 12 ekipe të grupmoshave të ndryshme, 5 prej të cilave u renditën në vend të parë.
Synimi jonë është që të vazhdojmë me rezultate të mira, me qëllim që të jemi në mesin e më të mirëve siç kemi qenë deri tash.
Vetë rezultatet e njëpasënjëshme flasin se kush jemi. Dëshmi për këtë është suksesi i jonë në gara, ku ndeshemi me klubet më të mira dhe arrijmë të jemi pjesë e më të mirëve. Edhe pse nga ana financiare jemi shumë dobët, kemi përkrahjen e të gjithë prindërve të garuesve tanë, për çka i falënderojmë, sepse me kontributin e tyre dhe tonin fëmijët tanë janë kampionë të çdo gare ku marrin pjesë – thanë njëzëri trajnerët e klubit Naim Duraku, Mirsad Nasradini, Kujtim Sukaliqi dhe kryetrajneri Ruzhdi Rama. KK_Ulqini2
Nga Klubi i karatesë “Ulqini” me medalje të arta u shpërblyen shumë garues, e këta janë: me nga 3 medalje të arta Antigona Rama, Seida Suma dhe Jehona Musliq, me nga dy të arta Blerta Tahiri, Petar Barlloviq, Liridon Elezi dhe Blerim Sukaliqi, ndërsa me nga një të artë u kurorëzuan Blendisa Osmani, Rexhep Shaba, Edita Kovaçi, Suad Duraku, Besnik Duraku, Bujar Kovaçi, Fatlum Çapriq, Albion Duraku, Xhemale Elezi, Granit Rexha, Arbnor Kullaliq, Dardan Ceka, Pero Maroviq, Muhamet Kraja. Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.
Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen këta garues: Jovan Gjakonoviq, Bledar Kabashi, Bleard Osmani, Almeida Ceka, Bledar Seferi, Edisa Shaba, Edon Ceka, Nermin Suma, Admir Luka, Doriana Taipi, Sherife Rama, Mirjeta Nika, Tufik Shurlla, Lulzim Suma, Arlind Nika, Agron Seferi, Diamant Rexha, Ermal Musliq, Fatmir Kurmemi, Ramazan Gjeka, Xhenis Rexhepi, Bajram Tagani, Ethem Ukoviq, Allmir Hajdari dhe Ilaz Gurzakoviq.

www.ulqini.de/

YouTube Preview Image