Mali i Zi kërkon mirëkuptim për njohjen e Kosovës
Kryeministri malazez Millo Gjukanoviq, dhe ai kroat, Ivo Sanader, deklaruan të mërkurën në Zagreb se të dy vendet do të marrin qëndrime të ndara sa i përket njohjes së Kosovës
Njohjen, kanë thënë Gjukanoviq dhe Sanader, do ta bëjnë në bazë të interesave të shteteve të tyre, si dhe të interesave të partnerëve evropianë.
Burime qeveritare në Podgoricë, kanë bërë të ditur se Mali i Zi ka kërkuar mirëkuptim nga Brukseli lidhur me qëndrimin aktual që do të mbajë ndaj Kosovës.
Kjo, për faktin se një pjesë e madhe e banorëve janë të nacionalitetit serb, ndonëse në Mal të Zi jetojnë edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve. Por Kroacia, pritet që shpejt të njohë pavarësinë e Kosovës.
Telegrafi





