Prevlaka të zgjidhet në Hagë
Kryeministri malazez, Milo Djukanovic,dhe ai kroat, Ivo Sanader, u pajtuan të mërkurën në Zagreb që çështja ehapur e kufirit detar të zgjidhet para Gjykatës Ndërkombëtare, vendimin etë cilës paraprakisht do ta pranonin parlamentet e të dy vendeve. Kornizënligjore me të cilën do të dilej para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë dota përgatiste komisioni i përzier,ndërsa do ta vërtetonin parlamentet etë dy vendeve paraprakisht, duke u obliguar me pranimin e vendimit të gjyqit. Momentalisht është në fuqi marrëveshja e përkohshme për kufirin detar, të cilin qeveria kroate e nënshkroi në dhjetor 2002 me Republikën e atëhershme të Jugosllavisë.“Ndonëse marrëveshja dha rezultate të mira, shkaku i ndjeshmërisë të kësaj çështjeje, në opinionet e të dyja vendeve më së miri do të ishte që vendimin – për të cilin jam i bindur se do të jetë i mirë – ta sillte Gjykata Ndërkombëtare”, theksoi Djukanovic, për të cilin vizita në Zagreb është e para prejse mori postin e kryeministrit.
GazetaExpres





