Deputeti Mehmet Bardhi në parlamentin e malit të zi kërkoj ligjet të jenë të përkthyer në gjuhen shqipe

March 16, 2008   | Politika

Bardhi_DinoshaDeputeti MehmetBardhi në mbledhjen e Dytë të Seancës së Parë të Rregullt të Kuvendit të Malit të Zi, e cila filloi më 5 mars 2008, propozoi (edhe me shkrim) që nga rendi i ditës të hiqen pika: e 6-ta, Propozimi i Ligjit për Marrëdhënie Pronsore e Juridike dhe pika e 15-të Propozimi i Planit Hapësinor i Malit të Zi deri më 2020, me Propozimin e Vendimit për prurjen e Planit Hapësinor të Malit të Zi deri më 2020.
Bardhi tha se :Meqenëse kemi të bëjmë me dy Ligje të rëndësishme, konsideroj që ka qenë e nevojshme që, së paku, këto dy propozim ligje të jenë të përkthyer në gjuhen shqipe, në mënyrë që shqiptarët, kjo popullatë autoktone në Malin e Zi, t’i kuptojnë mirë dhe qartë për çka kemi të bëjmë.
Secilit i është e qartë se prurja e Ligjit me të cilin rregullohen mardhëniet pronësore-juridike, për secilin shtet dhe qytetarë të saj, është ndërmarrje legjislative më e madhja, madje mund të themi të një rëndësie historike. Prandaj nuk është njësoj se në çfarë formëzimi do të rregullohet kjo çështje.Ndërsa Propozimi i Planit Hapësinor i Malit të Zi deri më 2020, me Propozimin e Vendimit për prurjen e Planit Hapësinor të Malit të Zi deri më 2020, me siguri do të ndikojë qenësisht në zhvillimin e ardhshëm të hapësirës ku shqiptaret jetojnë me shekuj. Kjo do të jetë qenësore për qëndrimin e mëtejshëm në vatrat e veta kur është e njohur sa është e madhe shkuarja – ikja e qytetarëve tonë jashtë vendit, sidomos në SHBA, për arsye dhe presione të ndryshme.Për këto arsye është shumë e rëndësishme që materia, e cila rregullohet me këto ligje, të jetë e qartë për secilin qytetarë. Kjo mund të sigurohet vetëm nëse këto ligje do të jenë të përkthyer edhe në gjuhen amtare të qytetarëve shqiptarë, që janë autoktonë në trojet e veta, në mënyrë që qartë dhe drejtë t’i kuptojnë.Meqenëse kjo nuk është bërë, pra propozim-ligjet në fjalë nuk janë përkthyer në gjuhen shqipe, propozoj që të hiqen nga rendi i ditës. Pas kësaj të përkthehen dhe të organizohet të shtyhet diskutimi publik, – kërkoi deputeti Bardhi.Fatkeqësisht, Kuvendi, me shumicë votash, si edhe çdo herë tjetër, nuk e mori parasysh. Pra votoi kundër këtij propozimi.

Deputeti Bardhi kërkoi që dokumentat e udhëtimit (pasaporta) të jenë (edhe) në gjuhën shqipe dhe alfabetin shqipKryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi,Ulqin
Prandaj unë propozova 1 amandament në 2 alternativa:
Alternativa 1 qëndron që në nenin 15-të, në paragrafin 1, të parashihet që formularët-pasaportat, përpos në gjuhët e lartpërmendura të jenë të shtypura edhe në gjuhen shqipe dhe me alfabetin shqip si edhe të plotësohen, për shqiptaret, (edhe) në gjuhen shqipe me alfabetin shqip.
Alternativa 2 qëndron që formularët, vetëm për shqiptarët të shtypen, përpos në gjuhët e lartshënuara, edhe në gjuhen shqipe me alfabetin shqip si dhe të plotësohen (edhe) ne gjuhen shqipe dhe alfabetin shqip.
Ndërsa paragrafi 2 i Propozim Ligjit .. të fshihet.

  mehmet.bardhi@skupstina.mn.y

Riza Milla

wwww.ulqini.de/