Mehmet Bardhi:Të mos keqpërdorën këshillat nacionale

March 16, 2008   | Politika

Mehmet Bardhi_ulqin1Ulqin:Iniciativa për themelimin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH) në Mal të Zi ka nxitur reagimin e partive opozitare nacionale shqiptare në këtë shtet.
Kështu, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ),Mehmet Bardhi dhe të liderit të Alternativës shqiptare (ASH), Vasel Sinishtaj, që të dy ligjvënës në Parlamentin malazias pohojnë se pushteti ka për ta keqpërdorur këtë këshill. “Shembulli i keqpërdorimit të KNSH do të jetë punësimi sepse punë nuk mund të gjejnë partiakët e papërshtatshëm dhe se në krye të këtij forumi do të jetë dikush i afërt me koalicionin qeverisës”, shprehet Bardhi. Sipas tij, askush nuk e përmend decentralizimin, kthimin e pronave dhe privatizimin. Ai nënvizon se çfarë naVasel Sinishtaj_tuz duhen këshillat derisa qeveria po i gërryen komunat në mjediset ku pakicat janë shumicë.“Nuk e kanë ratifikuar as Kartën evropiane mbi qeverisjen lokale e tani duan në Bashkimin Europian. Jo, kështu nuk mundet”, mendon kryetari I LD në MZ.

Vasel Sinishtaj,i cili në cilësinë e deputetit do të jetë anëtar I KNSH konsideron se partitë politike me siguri do të tentojnë ta keqpërdorin punën e këshillit. Këshilli Nacional I Shqiptarëve do të ketë 35 anëtarë, 23 prej të cilëve zgjidhen sipas funksionit, kurse 12 do t’i zgjedhin elektorët, ka sqaruar të shtunën sekretari i Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave pranë qeverisë.

  mehmet.bardhi@skupstina.mn.yu

Gazeta Express