Deputetët shqiptarë në Mal të Zi kërkojnë që dokumentet e udhëtimit të jenë edhe në shqip

March 17, 2008   | Shoqëria / Društvo

Mehmet Bardhi_ulqin1Pasaportat edhe shqip?
Podgoricë- Deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi dhe ai i ASH, Vasel Sinishtaj, kanë kërkuar javën e kaluar në Kuvendin e Malit të Zi që formularët e ardhshëm të lejeve të udhëtimit të jenë të shkruara edhe në shqip.
Me këtë rast, Mehmet Bardhi u shpreh se neni 15 i Propozimit të Ligjit për dokumentet e udhëtimit parasheh që dokumenti i udhëtimit – Pasaporta, formulari të jetë në gjuhën malazeze, franceze dhe të plotësohet vetëm në gjuhën malazeze, me alfabetin latin (paragrafi 1) dhe se emri dhe mbiemri i qytetarëve të popujve pakicë… do të shkruhen EDHE (“i” serbisht) në gjuhën e alfabetin e pakicave … Pra, në bazë të kësaj rezulton që p.sh. pjesëtari i kombit shqiptar do të ketë emrin dhe mbiemrin të shkruar me dy alfabete, çka do të thotë, në njëfarë mënyre do të ketë dy emra dhe dy mbiemra. Kjo për ne është e papranueshme për shumë arsye. Prandaj ai propozoi një amandament me dy alternativa.
Alternativa 1 thotë që në nenin 15, në paragrafin 1 të parashihet që formularët-pasaportat, përpos në gjuhën e lartpërmendur të jenë të shtypura edhe në gjuhën shqipe dhe me alfabetin shqip si dhe të plotësohen për shqiptarët edhe në gjuhën shqipe me alfabetin shqip.
Alternativa 2 thotë që formularët, vetëm për shqiptarët – të shtypen përpos në gjuhët e lartshënuara, edhe në gjuhen shqipe me alfabetin shqip si dhe të plotësohen (edhe) në gjuhen shqipe dhe alfabetin shqip.
Ndërsa paragrafi 2 i Propozim Ligjit .. të fshihet.
Bardhi këtë e arsyeton duke thënë se gjuha shqipe, si një ndër gjuhët më të vjetra në familjen e gjuhëve indoevropiane, është krejtësisht e ndryshme nga gjuhët sllave, që janë në përdorimin zyrtar në Malin e Zi (malazeze, serbe, boshnjake dhe kroate), për shkaqe praktike të marrëveshjes më të mirë, por edhe në mënyrë që Mali i Zi të plotësojë një nga standardet demokratike evropiane dhe praksës demokratike, gjegjësisht të realizojë të drejtat e pakicave, pra edhe të shqiptarëve në Mal të Zi, si vendas edhe në sferën e përdorimit të gjuhës amtare shqipe, është obligim të sigurojë që edhe shqiptarët të posedojnë dokumentet personale publike (EDHE) në gjuhën e vet amtare shqipe dheVasel Sinishtaj_tuz alfabetin shqip, me çka do të bëjë që shqiptarët të jenë të barabartë me qytetarët e tjerë, pjesëtarët e popujve sllavë, gjë që në Mal të Zi nuk ka qenë deri tash.
Ndërkaq, deputeti i ASH, Vasel Sinishtaj, deklaroi për “Kohën javore” se edhe ai ka kërkuar në Kuvendin e Malit të Zi që formularët e pasaportave në të ardhmen duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe.
Sinishtaj shpreson se në të ardhmen shqiptarët do të kenë mundësi që emrat dhe mbiemrat e tyre në pasaporta t`i kenë edhe në gjuhën shqipe. “Nëse shqiptarët kërkojnë që emri dhe mbiemri i tyre të shkruhet edhe shqip, besoj se kjo e drejtë do të aprovohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Malit të Zi”, deklaroi Sinishtaj.
(Kohapress)