Forca e Re Demokratike kritikon qëndrimin e kandidatit presidencial,Filip Vujanoviq,lidhur me ullishtën e valdanosit

March 17, 2008   | Shoqëria / Društvo

Džaudet Cakuli_ulcinjQëndrim i çuditshëm dhe politikisht i papërgjegjshëm
Ulqin – Forca e Re Demokratike ka kritikuar qëndrimin e kandidatit presidencial Filip Vujanoviq lidhur me Ullishtën e Valdanosit, duke e cilësuar atë “të çuditshëm dhe politikisht të papërgjegjshëm”.
Gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Ulqin në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale, Vujanoviq ka vizituar Gjirin e Valdanosit dhe ka deklaruar se ullishtat duhet t`u ofrohen ish pronarëve me qira me një kompensim simbolik.
Forca e Re Demokratike e ka përkujtuar Presidentin Vujanoviq se kjo është në kundërshtim me Ligjin për ekspropriim.
“Ligji për ekspropriim është më se i qartë sa i përket deekspropriimit, ndërsa kandidati për kryetar e lë anash këtë argument dhe iu ofron ish pronarëve që të bëhen qiraxhinj në pronat e veta, në mënyrë që ata të vërtetojnë legjitimitetin e veprimit të kundërligjshëm ndaj këtyre qytetarëve dhe pronave të tyre”, ka thënë të nënkryetari i Forcës, Xhaudet Cakuli, në një konferencë për shtyp të hënën.
Ai ka kritikuar edhe po ashtu edhe pushtetin lokal dhe personat që e kanë shoqëruar Vujanoviqin gjatë vizitës së tij për qëndrimin ndaj Valdanosit.
“Mbështetjen për këtë qëndrim Vujanoviq e ka tek personat e një mendjeje politike që e shoqëruan”, ka thënë Cakuli.Valdanos Bucht_ulcinj1
Nënkryetari i Forcës ka përkujtuar se ekziston vendimi i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, i marrë njëzëri nga të gjitha forcat politike në kohën kur ai ishte kryetar i tij, për kthimin, gjegjësisht deekspropriimin e Ullishtës së Valdanosit si dhe përfundimet e nxjerra nga tubimi i ish pronarëve në dhjetor të vitit të kaluar, nëpërmes të cilave refuzohet oferta për dhënien me qira të kësaj ullishte si dhe kërkohet që pronarëve t`u kthehet e drejta e pronësisë.
“Si kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me shkresë nr. 02-1159/2, të datës 23 maj 2007, e kam njohur Presidentin e Republikës, z. Vujanoviq, me përmbajtjen e vendimit dhe i kam propozuar që të mbahet mbledhje e përbashkët në të cilën do të merreshim vesh për procedurën e realizimit të këtij Vendimi, por prej tij kurrë nuk kam fituar përgjigje”, ka thënë Cakuli.
(Kohapress)