Klubi i karatesë “Ulqini” zuri vendin e dytë në renditjen e përgjithshme në Kupën XII të karatesë “Tivari 2008”

March 18, 2008   | Sporti / Sport

KK_Ulqini2“Ulqini” shkëlqen sipas traditës
“Synimi ynë është që të vazhdojmë me rezultate të mira, me qëllim që të jemi në mesin e më të mirëve siç kemi qenë deri tash. Vetë rezultatet e njëpasnjëshme flasin se kush jemi. Dëshmi për këtë është suksesi ynë në gara, ku përballemi me klubet më të mira dhe arrijmë të jemi pjesë e më të mirëve,” thonë drejtuesit e KK “Ulqini”.
Të dielën u mbajt Kupa XII e Karatesë “Tivari 2008”, ku morën pjesë 17 klube me mbi 570 garues, në mesin e të cilëve edhe KK “Ulqini”, i cili shkëlqeu sipas traditës duke u renditur në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, menjëherë pas KK “Buduqnost nga Podgorica. Vendi i tretë i takoi KK “Omlladinac”, vendi i katërt KK “Budva”, ndërsa vendi i pestë KK “Albulena” po nga Ulqini.
KK “Ulqini” në Kupën e Tivarit mori pjesë me 66 garues, për shumicën prej të cilëve kjo ishte hera e parë që morën pjesë në një garë, dhe arriti të fitojë gjithsej 90 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 31 të arta, 33 të argjendta, 26 të bronzta, si dhe një kupë. Prej 12 ekipeve të grupmoshave të ndryshme të këtij klubi sa garuan në këtë kupë, pesë prej tyre zunë vendin e parë, gjë që dëshmon për një përgatitje të mirë.KK_Ulqini1
Sukesin më të madh në Kupën “Tivari 2008” nga KK “Ulqini” e arritën Antigona Rama, Seida Suma dhe Jehona Musliq, të cilat u kurorëzuan me nga tri medalje të arta, pastaj Blerta Tahiri, Petar Barlloviq, Liridon Elezi dhe Blerim Sukaliqi, të cilët u kurorëzuan me nga dy medalje të arta, ndërsa me nga një medalje të artë u kurorëzuan Blendisa Osmani, Rexhep Shaba, Edita Kovaçi, Suad Duraku, Besnik Duraku, Bujar Kovaçi, Fatlum Çapriq, Albion Duraku, Xhemale Elezi, Granit Rexha, Arbnor Kullaliq, Dardan Ceka, Pero Maroviq dhe Muhamet Kraja.
Ndërkaq me nga disa medalje të tjera u shpërblyen: Jovan Gjakonoviq, Bledar Kabashi, Bleard Osmani, Almeida Ceka, Bledar Seferi, Edisa Shaba, Edon Ceka, Nermin Suma, Admir Luka, Doriana Taipi, Sherife Rama, Mirjeta Nika, Tufik Shurlla, Lulzim Suma, Agron Seferi, Diamant Rexha, Ermal Musliq, Fatmir Kurmemi, Arlind Nika, Ramazan Gjeka, Xhenis Rexhepi, Bajram Tagani, Ethem Ukoviq, Allmir Hajdari dhe Ilaz Gurzakoviq.
“Synimi ynë është që të vazhdojmë me rezultate të mira, me qëllim që të jemi në mesin e më të mirëve siç kemi qenë deri tash. Vetë rezultatet e njëpasnjëshme flasin se kush jemi. Dëshmi për këtë është suksesi ynë në gara, ku përballemi me klubet më të mira dhe arrijmë të jemi pjesë e më të mirëve. Edhe pse nga aspekti financiar jemi shumë dobët, kemi përkrahjen e të gjithë prindërve të garuesve tanë, për çka i falënderojmë, sepse me kontributin e tyre dhe tonin fëmijët tanë janë kampionë të çdo gare ku marrin pjesë”, thonë drejtuesit e këtij klubi.
(Kohapress)