UDSH-ja Përkrahje Vujanoviqit

March 18, 2008   | Politika

dinosha-vujanoviqUlqin – Unioni Demokratik Shqiptar do të mbështesë Presidentin aktual, Filip Vujanoviq, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Mal të Zi, që do të mbahen më 6 prill.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Ferhat Dinosha, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin Vujanoviq të mërkurën, pas takimit që ai dhe anëtarët e kryesisë së UDSH-së zhvilluan me Vujanoviqin gjatë vizitës së tij në Ulqin në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale.
Dinosha ka thënë se vendimtar për mbështetjen e UDSH-së ka qenë premtimi i dhënë nga Presidenti aktual Vujanoviq, por edhe bashkëpunimi i deritashëm.
“Ajo që kemi dëgjuar nga Presidenti aktual dhe kandidati për President të ardhshëm të Malit të Zi i mundëson absolutisht UDSH-së që në këtë fazë të mbështesë hapur z. Vujanoviq për President të ardhshëm të Malit të Zi”, ka thënë ai.
Kryetari i UDSH-së ka shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërmjet UDSH-së dhe pushteteve demokratike në Mal të Zi, siç ka thënë ai, i filluar në fund të viteve z90, “tani do të jetë edhe më intensiv në skenën politike në Mal të Zi në dobi të shqiptarëve në Mal të Zi, shtetit malazez, por edhe në favor të integrimeve që janë para nesh.”

.i.k