Kompania TriGranit e la Ulqinin dhe do krijoj qytet të ri turistik në Velipoj
Kompania TriGranit planifikon të ndërtojë në bregdetin shqiptar një kompleks gjigant turistik,afër Shkodrës.
Shoqëria shumëkombëshe me seli qendrore në Hungari, TriGranit është duke planifikuar të investojë në zonën veriperëndimore të Shqipërisë, në interes të turizmit. E njohur për ndërtimin e projekteve gjigante,shoqëria hungareze ka ndërmend të hedhë dhjetëra milionë euro për të ndërtuar një resort turistik në pjesën veriore të vendit, pranë zonës së Shkodrës. Lajmi është konfirmuar nga agjencia hungareze,Portfolio.hu, sipas së cilës projekti konsiston në ndërtimin e një kompleksi gjigant, ku do të përfshihen hotele, restorante,vila, rrugë ndërlidhëse, spitale e të tjera objekte argëtimi, të përmbledhura në një qytet të vogël. Për sa i përket vendndodhjes,
nuk bëhen saktësime,por mësohet se kompleksi turistik do të shtrihet pranë bregdetit.
Nisur nga kjo, ka shumë mundësi që projekti të zbatohet në zonat turistike mes Velipojës dhe Shëngjinit.Lidhur me procedurat, drejtuesit e shoqërisë nuk kanë hasur asnjë pengesë për ndjekjen e tyre. Sipas një agjencie tjetër lajmesh, Index.hu,Shqipëria nuk i kushtëzon investitorëte huaj për të ndërtuar objekte të këtij karakteri,duke i përjashtuar nga tatimi i dyfishtë, si dhe një sërë lehtësish të tjera fiskale.Duke iu referuar kësaj agjencie,”Industria e turizmit në Shqipëri është duke ecur me hapa të mëdhenj, nisur nga vendndodhja gjeografike tepër e favorizuar dhe me reliev të shumëllojtë: plazhe me rërë të bardhë, të shtrira në Mesdhe,male të thepisura, lumenj e liqene të shumta, për të mos folur
për klimën, ku gati 300 ditët e vitit janë të shoqëruara me diell. Ky sektor ka gjeneruar gjatë vitit që shkoi rreth 15 miliardë euro, duke përbërë 13,8 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto”. Nëse bëhet realitet një projekt i tillë, impakti ekonomiko-social për zonën do të jetë tepër pozitiv.
Gateta Express





