Kuvendi i komunës urbane të Tuzit aprovojë planin financiar 2008

March 23, 2008   | Politika

smail-maliq çunmulajMë në fund u aprovua Plani financiar 2008
Tuz- Këshilltarët e Kuvendit të KU të Tuzit (LD, IQ dhe PSP) aprovuan të hënën, (por pa opoziën, që edhe kësaj radhe e bojkotuan seancën), Planin financiar për vitin 2008 me shumën prej 3.747.200 euro, plan për të cilin u debatua edhe më 18 dhjetor të vitit të kaluar.
Me këtë rast, kryetari i KU të Tuzit, Smajl Çunmulaj, pasi përkujtoi se i njëjti plan nuk mori mbështetje në mbledhjen e fundit të vitit të kaluar, shprehu mendimin se nuk do të ishte mirë që pushteti lokal të jetë shkaktar që të mos investohet në Malësi.halil dukoviq
Duke u rekomanduar këshilltarëve që ta përkrahin këtë Plan finaciar, ai kërkoi që realizimi dhe përgjegjësia mbi shpenzimet e mjeteve finaciare të parapara me këtë plan të jetë detyrë e kryetarit të KU të Tuzit, e jo siç ka ndodhur deri më tani. “Nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk shoh arsye që kjo KU të ekzistojë”, tha Çunmulaj.
Zhelko Miliq (PSP) pasi pyeti se kush po luan me buxhetin e kësaj vasel sinishtaj01KU-je, tha se partitë opozitare, që paraqiten si demokratike, po tregojnë se nuk janë të interesuara për zhvillimin e kësaj treve. Planin financiar ai e përkrah vetëm për një arsye, sepse ai mendon se si qytetar nuk ka të drejtë që t`ua edhe marrë ato mjete që janë për zhvillimin e kësaj komune.
Për Vasel Sinishtajn (IQ) ky plan nuk është shprehje e nevojës së qytetarëve të kësaj treve. Ai e konsideron planin e sivjetshëm edhe sifadil kajoshaj një presion tjetër politik nga opozita e Malësisë, e mbështetur nga Kryeqyteti. Duke treguar arsyen e mosvotimit të këtij plani në dhjetorin e vitit të kaluar, Sinishtaj sqaroi se këtë e bëri në pritje për miratimin eventual të Vendimit të Komunës për referendum, në të cilin qytetarët do të duhej të deklaroheshin për themelimin e Komunës së plotë të Tuzit. Njëheri ai i akuzoi edhe PDS-në dhe UDSH-në për mosaprovimin e këtij plani. “Qellimi i këtyre dy subjekteve është pengimi i pushtetit lokal në realizimin e projekteve dhe arritjen e komunës së plotë”, sqaroi ai.
marash dedvukajNdërkaq Marash Dedvukaj (LD) pyeti se si ka mundësi që Kryeqyteti të investojë në Malësi 13 milion euro, e të mos jetë i gatshëm t`i shtojë për buxhet 500 mijë euro. Sipas tij, opozita do t`i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ky kuvend të mos funksionojë dhe të vihet deri te një situatë e jashtëzakonshme, për të mundur që ata, të njëjtin Kuvend ta udhëheqin në të ardhmen.
Seancën e së hënës në Tuz e përcollën edhe përfaqësuesit e OSBE-së në Podgoricë.

rr.d.
www.kohajavore.cg.yu