[VIDEO] Plani Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020,asht Plan diskriminues dhe tendencioz ndaj Ulqinit

March 23, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Nazo HoxhaUlqin – Organizatat joqeveritare të Ulqinit kanë kërkuar nga Parlamenti i Malit të Zi që mos ta miratojë Propozimin e Planit Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020 dhe t`ia kthejë atë përpunuesit për ripërpunim.
Kërkesa e 17 organizatave joqeveritare të Ulqinit ka ardhur pasi që nuk janë marrë parasysh rreth 700 vërejtjet dhe propozimet e arritura nga kjo komunë dhe duke marrë shkas sidomos nga versioni përfundimtar i Propozimit të Planit Hapësinor të Malit të Zi, ku midis tjerash është bërë mënjanimi i Kripores së Ulqinit nga zonat e mbrojtura të monumenteve të natyrës dhe shndërrimi në zonë turistike duke mos respektuar procedurat ligjore.plani hapsinor ulqin
“Ndryshimet që kanë të bëjnë me zonën e Kripores së Ulqinit askush nuk i ka përmendur e as propozuar publikisht gjatë fazës së diskutimit publik, prandaj para së gjithash është e çuditshme, kurse për qytetarët e Ulqinit shokuese dhe ofenduese mospërfillja e vullnetit të tyre. Vetë Projekti i Planit Hapësinor thekson mundësinë që zona e Kripores të përfshihet në një kategori më të lartë të mbrojtjes, siç janë parqet regjionale apo rezervatet,” thuhet në kumtesën për opinion të OJQ-ve të Ulqinit, pas takimit të tyre të së premtes.
OJQ-të e Ulqinit e konsiderojnë Planin Hapësinor si tendencioz dhe diskriminues ndaj Xhemal peroviq1_ulqinKomunës së Ulqinit dhe vlerësojnë se “me këtë Propozim të Planit Hapësinor nuk mbrohen interesat e qytetarëve, por të lobeve dhe individëve të veçantë me qëllimin e vetëm të përfitimit material, e në dëm të zhvillimit të ardhshëm të komunës së Ulqinit“.
Përveç pjesës që ka të bëjë me Kriporen e Ulqinit, organizatat joqeveritare të Ulqinit e kritikojnë Planin Hapësinor sidomos për shkak të “planifikimit të rritjes enorme të kapaciteteve turistike”, që sipas tyre “është në kundërshtim me parimin e zhvillimit të qëndrueshëm, kurse për pasojë mund të ketë ndryshimin stihik të strukturës demografike të popullatës së komunës së Ulqinit“.
Ato po ashtu e konsiderojnë diskriminues “radhitjen e Ulqinit si Qendër me rëndësi lokale për dallim nga të gjitha komunat e tjera bregdetare që sipas Planit Hapësinor janë parashikuar të jenë Qendra të Zhvillimit Rajonal”, gjë që sipas këtyre organizatave mund të ketë “pasoja të drejtpërdrejta për zhvillimin e komunës së Ulqinit.”
i.k.

http://wikimapia.org/


www.kohajavore.cg.yu

1