Privatizimi si impuls i Ulqinit por edhe i Malit të Zi në përgjithësi

March 23, 2008   | Ekonomia / Ekonomija

Të gjithë në Ulqin e mirëpritën privatizimin si një të mirë që do ta çonte ekonominë e Ulqinit në një hap përpara se që ishte, por në këtë rast ndodhi e kundërta,ku është e vërtetë se privatizimi është më i mirë se komercializimi mirëpo mënyra e menaxhimit të privatizimit dështoi në Ulqin.Vonimi në nënshkrimin e kontratave,marrja e kredive nga bankat për të investuar në privatizim nga bizneset e ndryshme,pagesa e kamatave që po ndikon në vonimin e investimeve nga privatizuesit,bllokimi i mjeteve dhe zvogëlimi i likuiditetit të bankave në Mal të Zi të gjitha këto janë rezultat i mosmenaxhimit të mirë të privatizimit nga ana e shtetit.Të gjitha investimet e mjeteve monetare që u bënë nga bizneset e ndryshme e të cilat u inkorporuan në privatizim janë jashtë tregut të Malit të Zi gjë që po shkaktojnë një deflacion mjaft të lartë në Mal të Zi për të cilin nuk po flitet nga asnjë ekspert i Qeverisë së Malit të Zi. Në rast se parashtrohet pyetja :Pse po shprehet rënia e fuqisë blerëse cilat janë ato dukuri që shprehin atë?

1)Hyrja e valutës Euro në Mal të Zi dhe inflacioni në çmimet e mallrave.
2)Marrja e mjeteve nga privatizuesit nga bankat,
3)Mosprezenca e parave në qarkullim është një dëshmi që po shkakton zvogëlimin e fuqisë blerëse për asortimentet e ndryshme të mallrave që gjenden në Mal të Zi dhe
4)Aplikimi në një shkallë të lartë të kompenzimit të mallrave nga bizneset e ndryshme ”të mëdha”.

Janë dukuri që tregojnë se këtu në Mal të Zi ka njëshkallë të lartë të rënies së fuqisë blerëse që nuk po shihet nga ana e Qeverisë dhe nuk po sjellin strategji se si te dilet nga kjo gjendje sepse kur nuk sillen strategji atëherë nënkuptohet se nuk janë duke e vërejtur një dukuri negative që është duke e derguar Malit të Zi në një kollaps ekonomik.Andaj disa si analist të financave do të preferojshin disa strategji se si mund të dilet nga kjo gjendje :Krijimi i tregut të aksioneve-ku ndërmarrjet e ndryshme nga Mali i Zi mund të tërheqin edhe fonde të huaja duke shitur aksionet në tregjet ndërkombëtare.Dhe në një mënyrë do të rritej edhe reputacioni i ndërmarrjeve Malaziase në arenën ndërkombëtare.
-Hyrja në funksion e instrumenteve të qarkullimit të pagesave ndërkombëtare:Letërkrediti dokumentar ndërkombëtar,shenjat bankare,pagesat dokumentare,letrat e kredisë,kambialet,bileta e kredisë,garancionet bankare,çeqet dhe kartela e kredisë.Këto instrumente do të ndikonin në mosndierjen e mungesës së keshit në Mal të Zi dhe zvogëlimin gradual të deflacionit edhe pse disa nga këto instrumente janë duke i aplikuar disa banka.
-Krijimin e kushteve për Investimet e përbashkëta ndërkombëtare.Në këtë formë të investuesi i jashtëm nuk mund të themeloj vetë ndërmarrje e as nuk mund të ketë kontroll të plotë e të jetë pronar i vetëm i ndërmarrjes,por merr
pjesë së bashku me investuesin e brendshëm. Pra investimet e përbashkëta ndërkombëtare janë një ndërmarrësi e përbashkët brenda së cilës investuesi i jashtëm ofron pajisje, personel teknik e mjete financiare,kurse investuesi i brendshëm tokë, punë, lëndë të parë dhe kushte administartive e infrastrukturore të zhvillimit.
-Ku në këtë rast do të rritej eksporti gjë që do të ndikonte në zvogëlimin e deflacionit.Prandaj duke i pasur parasysh të gjitha këto strategji,mendoj se mungesa e parave te gatshme ne treg nuk do te ishte me problem, por problemi ardhshëm do te ishte si te behet plasimi i mallit dhe krijimi i kushteve për korporatat multinacionale sepse ne tregun e Malit të Zi kapaciteti prodhues për teknologji te reja është shumë i mangët,sepse hapësira është shumë e vogël.