Filip Vujanoviq mendon të fitojë menjëherë

March 25, 2008   | Politika

Filipu Vujanovi?Kryetari aktual i Malit të Zi, Filip Vujanovic, deklaroi të dielën se është i bindur në fitoren e tij qysh në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale
Podgoricë:“Mendoj se kjo fushatë do të përfundojë qysh në raundin e parë, prandaj edhe jam i bindur se ky raund duhet të jetë raundi i zgjedhjes së kryetarit, e jo një zgjedhje e atij që nga qarqet e opozitës do të ishte kundërkandidati im në raundin e dytë”, tha Vujanovic për radion ‘Evropa e Lirë’.“Jam i bindur se ky është përcaktimi i qytetarëve malazezë drejt një politike të qartë të integrimeve evropiane të Malit të Zi – të cilat i kam përkrahur dhe u jam përkushtuar shumë, duke siguruar kështu pozita sa më të mira ndërkombëtare për Malin e Zi”, tha Vujanovic.Ai pohoi se gjatë fushatës rrallëherë i përmend kundërshtarët,
sepse dëshiron që të udhëheq një fushatë pozitive, në të cilën vetëm tregon se çfarë do të duhej të ishte ardhmëria e Malit të Zi. I pyetur rreth mosmarrëveshjes së Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe për pronë mu në kohën e fushatës,Vujanovic tha se kryetari i shtetit ndaj kishës dhe bashkësive fetare do të duhej të kishte një raport adekuat me pozitën sekulare të shtetit malazez.
“Vërtet mendoj se obligimi i kryetarit të shtetit është që të mos përzihet në çështje të kishës, që organizimin e punëve të tilla t’ia lërë kishave dhe që,nga ana tjetër edhe të kërkojë dhe të pres që edhe kisha të mos përzihet në punë të shtetit”, theksoi Vujanovic.
Akuzat dhe kërkesat e kundërkandidatit Mandic Kandidati presidencial i Listës Serbe (SL), Andrija Mandic,deklaroi të dielën se, nëse fiton në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend.
Në tubimin në Herceg Novi,Mandic pohoi se nuk dëshiron të bashkëjetojë me kryeministrin aktual malazez, Milo Djukanovic, për të cilin tha për SL paraqet një “fytyrë të dyshimtë”.Mandic vlerësoi se nevojitet vetëm një fitore ndaj regjimit aktual malazez, pas së cilës e tërë piramida do të rrënohej “si një kullë prej letrash”.“Na nevojitet bashkimi, para së gjithash nëpër familje. S’do të lejoj që, sikurse në 17 vjetët e kaluara, të na ndajnë 30 familjet që nga populli plaçkitën me miliarda euro dhe mundësuan që Mali i Zi të shndërrohet në kryeqendër të krimit të organizuar dhe në një prej rrugëve kryesore të kontrabandës së narkotikëve nga Afganistani dhe Amerika Jugore”, theksoi Mandic. Sipas tij, Djukanovic u kthye në vendin e kryeministrit që Malin e Zi ta anëtarësojë në NATO, që ta pranojë Kosovën, që t’ua dorëzojë gadishullin Prevlaka kroatëve dhe që miqve të tij t’ua shes Elektro-ekonominë,Termocentralin, Minierën në Pljevle dhe patundshmëritë, që nga Ulqini e deri në Herceg Novi.
Gazeta express