Forca dhe Alternativa Shqiptare përkrahin Medojeviqin

cungu-sinishtajForca e Re Demokratike dhe Alternativa Shqiptare përkrahin Nebojsha Medojeviq si kandidat për Kryetarë të Malit të Zi në votimet që do të mbahen me 6 prill 2008. Ky prononcim u be ne konferencën e përbashkët për media të FORCËS dhe Alternativës shqiptare që u mbajt sot ne selinë e partisë Forca ne Ulqin. Gazetarëve u drejtua Kryetari i Forcës Nazif Cungu dhe Kryetari i Alternativës dhe deputet ne parlamentin e Malit të Zi Vasel Sinishtaj. Të pakënaqur me shkallën e demokratizimit të skenës politike në Mal të Zi në periudhën e ushtrimit të pushtetit nga PDS dhe partnerët e saj të koalicionit; të pakënaqur edhe me decentralizimin e pushtetit dhe me shkallën e zbatimit të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, jemi të bindur se është koha për ndryshime në jetën politike të Malit të Zi. Pjesëmarrja aktive e Shqiptareve në Mal te Zi ne rrjedhat politike, sidomos ne momentet vendimtare për themelimin e shtetit te ri, është bazë mbi të cilën duhet të vazhdojë kontributi jonë në demokratizimin dhe decentralizimin e mëtejshëm. Prej te gjithë popujve ne Mal te Zi, tek Shqiptaret u regjistrua shkalla më e lartë e shpernguljes, çka si pasojë ka rënjen e numrit të Shqiptarëve dhe zvogëlimin e pjesëmarrjes së tyre në strukturën e popullatës në Mal të Zi. Në regjistrimin e vitit 1991 shqiptarët përbënin 7%, kurse në regjistrimin e vitit 2003 pësoi rënie në 5.03%. Edhe më indikativ është fakti se Ulqini është e vetmja komunë bregdetare në të cilën në këtë periudhë është zvogëluar numri i banorëve. Pushteti aktual i Malit te Zi, vite me radhë jep premtime për përmirësimin e gjendjes së popujve pakicë, por ato premtime realizohen pjesërisht dhe ne kohë te fundit nuk respektohet asnjë kërkesë ose marrëveshje. Vazhdimisht për trevat ku jetojnë Shqiptaret flitet për potenciale dhe perspektivë të madhe të zhvillimit, sidomos për Ulqin, por për fat te keq nuk ka asnjë investim kapital i cili dëshmon gatishmërinë dhe vendosmërinë e pushtetit për ndihmën të cilën duhet të afrojë për tejkalimin e problemeve të shumta zhvillimore. Pushteti aktual është përgjegjës për shumë dukuri dhe procese të cilët negativisht ndikuan në zhvillimin e popullit shqiptar në Mal të Zi, e sidomos:

  • Për procesin e privatizimit, i cili nuk ishte transparent dhe nuk siguroi pjesëmarrjen e pushtetit lokal dhe as investime të duhura që do të siguronin zhvillim ekonomik dhe punësim të popullatës, siç ka ndodhë në komunat tjera bregdetare,
  • Pushteti aktual është përgjegjës për përcaktimin e kundërligjshëm të kufirit të të Mirave detare në Komunën e Ulqinit dhe për aprovimin e Planit me dedikim të posaçëm për të Mirat detare, me çka Ulqinit dhe banorëve të tij iu cenua e drejta kushtetuese që të planifikojnë vet hapësirën ku jetojnë dhe nga ajo të marrin të ardhurat që i takojnë.
  • Pushteti aktual është përgjegjës për pengesa politike gjatë proceseve të realizimit të kthimit të pronave në bazë të ligjit, si në Ulqin ashtu edhe në Malësi; përkujtoj se në njërin prej promovimeve politike në Hotel Albatros z. Gjukanoviq premtoi të kthehen pronat në Valdanos, por kjo nuk ndodhi,
  • Pushteti aktual është përgjegjës për mosrealizimin e premtimit të mëparshëm që Tuzit dhe Malësisë ti kthehet statusi i komunës së plotë,
  • Pushteti aktual është përgjegjës për keqtrajtimin e të burgosurve në aksionin “Fluturimi i shqiponjës” si dhe për zgjatjen e këtij procesi gjyqësor, Pushteti aktual është përgjegjës për aprovimin e Planit hapësinorë të MZ dhe mospërfilljen e mbi 700 kërkesave nga komuna e Ulqinit, me çka bëhet legjitim Plani me dedikim të posaçëm për të Mirat detare, bëhet devastimi hapësinor dhe ndryshimi etnik i popullatës.

Të bindur se është koha për ndryshime, Këshilli Qendror i Forcës se re demokratike dhe Keshilli Qendror i Alternatives Shqiptare një zëri aprovuan vendimin qe te mbështesin z-ni Medojeviq për Kryetar te shtetit te Malit te Zi. Dhe ftojmë votuesit tanë të na bashkëngjiten dhe votojnë Nebojsha Medojeviq duke rrumbullakuar numrin 1 ne fletëvotim.

  • Alternativa Shqiptare & Forca e Re Dempkratike

    Vasel Sinishtaj & Nazif Cungu

Audio inçizimi/cungu-sinishtaj. Ulqin 24.03.2008 © 2008 Forca e Re Demokratike

4