“Doing business in Montenegro”? Ide e keqe për investim!

March 30, 2008   | Anketë / Anketa, Ekonomia / Ekonomija

Montengro me dore douane bussnessTë bësh biznes në Mal të Zi e sidomos në Ulqin po bëhet më e vështirë nga viti në vit. Reformat ekonomike dhe premtimet për të përmirësuar
klimën e biznesit, nuk kanë ndikuar aspak në lehtësitë e sipërmarrësve për të bërë biznes në komun të Ulqinit. Madje, gjërat kanë shkuar për keq në Mal të Zi. Sipas indeksit të vlerësimit të Bankës Botërore, “Doing Business in Montenegro” (Të bësh biznes), vendi ynë ka bërë hapa pas, në mundësitë që krijohen për të bërë biznes, për vitin 2006, duke shënuar një rënie të thellë krahasuar me vitin 2005,gjithashtu asht edhe për vitin 2007 dhe 2008. Pikërisht kjo periudhë shënon kalimin e pushtetit në duart e ministrit Zhelko Shturanoviqit, i cili sipas statistikave të vlerësimit të Bankës Botërore, duket se ka dështuar në një element kyç për zhvillimin e ekonomisë: përmirësimin e klimës së biznesit në Mal të Zi.
Të bësh biznes në Mal të Zi, në 2008-ën rezultoi shumë më e vështirë se në vitin 2005. Sipas indeksimit të Bankës Botërore, vendi ynë rrëshqiti plot 5 vende në klasifikim, në vlerësimin e përgjithshëm, duke zbritur nga vendi i 76-të në të 81-in, në një total prej 175 vendesh. Ndërsa, në zërat e veçantë, me përjashtim të “Mbrojtjes së investitorëve”, ku në Mal të Zi vazhdon të jetë në vendin e 76-të në vitin 2007, të gjithë faktorët e tjerë shënojnë rënie. Të nisësh një biznes në Mal të Zi, është vështirësuar në harkun një viti, duke e zbritur vendin me 1 shkallë në renditje (vendi 112). Edhe licencimi i një biznesi është bërë më i vështirë, duke shënuar rënie me 1 shkallë (vendi 113) dhe po ashtu punësimi i stafit regjistron një rënie në renditje me -3 (vendi 98).
Regjistrimi i pronësisë shënon një rënie prej 4 vendesh, (vendi 99 në 2007)kurse sot jemi në vendin 103 ndërsa që një biznes të përfitojë kredi është bërë më e vështirë, duke regjistruar një rënie të fortë prej 0 shkallësh në renditjen ndërkombëtare (vendi 19). Me sa duket, rritja e fortë e kreditimit nga bankat, ka bërë që të përfitojnë më shumë konsumatorët e më pak, bizneset. Pagesa e taksave në në Mal të Zi vlerësohet me notën -1, çka do të thotë se vendi ka rënë me 1 shkallë në renditje (vendi 129)e sot 2008 jemi në pozicionin 130. Ndërsa, pavarësisht marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe hapjes zyrtare të kufijve çdo vit e më shumë, tregtia ndërkufitare vlerësohet me -7 (vendi 106),e sot në 2008 asht ne pozicionin 113 rënia më e fortë ndër të gjithë treguesit e “Doing Business in Montenegro”. Siguria e kontratave paraqitet gjithashtu, shumë keq, nga 2005-a në 2008-ën, duke shënuar një rënie prej 0 vendesh (vendi 131) dhe po ashtu lehtësia për të mbyllur një biznes, merr të njëjtin vlerësim të thellë negativ me -6 (vendi 44) kurse sot në 2008 asht 41 (+3).
Gjithnjë, duke marrë parasysh, totalin prej 175 vendesh, shumica e këtyre treguesve, shënojnë në mënyrë specifike një renditje shumë të keqe të Malit të Zi, ndërsa vetë vlerësimi i përgjithshëm, në renditjen e 130-të për pagesën e tatimeve, rezulton i turpshëm, pasi pjesa dërrmuese e vendeve që Mal të Zi lë pas, janë përgjithësisht të botës së tretë, vende afrikane, të Lindjes së Largët, ish koloni, apo vende të rrënuara nga lufta.I vetmi përjashtim i çuditshëm në lehtësitë për të bërë biznes, është Kroacia, e cila megjithatë ka një rritje të fortë prej 10 vendesh në harkun e një viti, ndërsa faktorë të veçuar, paraqesin rritje spektakolare deri në 44 shkallë të renditjes. Të gjitha vendet e tjera të rajonit, përfshi edhe Bosnjë-Hercegovinën, renditen më lart se vendi ynë (vendi 95). Serbia renditet në vendin e 68-të, në indeksin “Doing Business”, Mali i Zi, në vendin e 70-të, ndërsa Maqedonia, në vendin e 92-të. Të gjithë treguesit e marrë në analizë, vlerësohen si faktorët thelbësorë për ekzistencën, jetën dhe zhvillimin e një biznesi dhe paraqitja tepër e dobët në shumicën prej tyre, duhet të shërbejë si kambanë alarmi për politikëbërësit e jon.

Reformat kundër qeverisjes
Një kapitull i rëndësishëm i raportit “Doing Business” të Bankës Botërore lidhet me vendet që kanë ndërmarrë reforma që ndikojnë në përmirësimin e klimës së biznesit. Megjithëse, këto reforma vlerësohen si pozitive në vetvete, në këtë raport, efektet në mundësitë që krijohen për të bërë biznes paraqiten në kahun e kundërt.në Mal të Zi gjatë harkut kohor 2005-’08, vlerësohet për uljen e tatim-fitimit nga 23% në 20%, çka në thelb konsiderohet një zhvillim pozitiv. Nga na tjetër, qeveria la përgjysmë gjatë kësaj periudhe edhe reforma të tjera, disa syresh qesharake. Nga ana tjetër, përkeqësimi i fortë i klimës së biznesit, duke katapultuar vendin 5 shkallë më poshtë në renditje flet për keqadministrim dhe masa regresive të qeverisjes. Kjo periudhë, e cila përkon me ndryshimin e qeverisjes së vendit, vërteton ankesat e biznesit për goditje nga qeveria, si dhe akuzat e opozitës se qeveria po mbushte buxhetin në mënyrë abuzive, duke detyruar bizneset e mëdha të paguajnë më shumë nga sa u takon.Duke qenë se flitet për biznesin, asnjë nga këto reforma nuk ka marrë miratimin e këtij komuniteti apo të grupeve të tjera të interesit, në një kosh që qeveria ka dëshmuar se po i përdor ato për të goditur subjekte të ndryshme, në mënyrë selektive. Të gjitha këto reforma e të tjera që po gatuhen në laboratorët financiarë të qeverisë son, rrezikojnë që, kur Banka Botërore të publikojë raportin e saj për vitin 2008, investitorët e huaj të ndihen të frikësuar kur të mendojnë për “doing business in Montenegro”.

H.B

Lajme nga Ulqini

Doingbusiness.org