Kumtesë për opinion e degës së UDSH-së në Malësi lidhur me situatën në Komunën Urbane të Tuzit

April 1, 2008   | Politika

komuna urbane e tuzitMalësia dhe Serbia
Malësia vazhdon të manipulohet nga Alternativa Shqiptare dhe nga LD në MZ. Pas dorëheqjes së z. Kolë Lulgjuraj, këshilltar i Partisë Socialiste Popullore, me të cilin qeverisej Komuna Urbane e Tuzit, pritej se ASH dhe LD në MZ do të thonë vetë se nuk kanë më shumicën dhe se nevojitet zgjidhje tjetër, meqë Partia Socialiste Popullore kishte dalë publikisht se ka prishur koalicion.
Por ata, në vend të Kolë Lulgjuraj, organizojnë mbledhje të paligjshme me këshilltarin tjetër të PSP-së, z. Zhelko Miliq, me të cilin miratojnë Planin financiar të KU të Tuzit, pa pjesëmarrjen e opozitës.Kolë Lulgjuraj1
UDSH dëshiron t`ia tërheqë vërejtjen opinionit për disa manipulime të reja të rastit me dhjetë (10) këshilltarët e tyre. Pra, në Komunën Urbane të Tuzit nuk ka shumicë, andaj asnjë akt i saj nuk mund të jetë i vlefshëm.
Së dyti, prodhimi i planit financiar me mandatin e paligjshëm të Zhelko Miliqit flet se ASH dhe LD në MZ, për interesa personale, nuk e shohin interesin e Malësisë. Pavarësia e Kosovës ka demaskuar plotësisht Partinë Socialiste Popullore, kryetari i të cilës shkon në Mitrovicë për të thënë se Kosova na qenka Serbi. UDSH e ka ditur kaherë se nuk përparohet Malësia me parti proserbe.
Së treti, nuk dihet autori i Planit Financiar dhe ai nuk është i drejtë, madje me disa pjesë të dyshimta.
Së katërti, pse ASH dhe LD në MZ kanë shpejtuar të kenë planin financiar të Komunës Urbane të Tuzit, kur ata nuk e njohin këtë komunë dhe kur dihet se kanë pohuar se Malësisë nuk i nevojiten të hollat e Fadil KajoshajPodgoricës, pasi që, si komunë e pavarur, ajo do të kishte të ardhura shumë më të mëdha, sipas tyre.
UDSH nuk do të jetë pjesë e këtyre manipulimeve.
Ne do të flasim me argumente kur të jetë koha që Komuna Urbane të avancohet në komunë të plotë. Është koha që ata që nuk flasin me argumente, ASH dhe LD në MZ, të pranojnë se e kanë manipuluar dhe vazhdojnë të manipulojnë Malësinë, duke krijuar tendosje edhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore, thuhet në kumtesën për opinion të Degës së UDSH-së në Malësi, të nënshkruar nga kryetari i saj, Fadil Kajoshaj.
(Kohapress)