Mali i Zi nënshkruan kontrat të shekullit me kompanin Françeze Areva të ndërtoj pesë centrale Nukleare në teritorin e saj

April 3, 2008   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

SCHWEIZ ATOMENERGIEMediat Françeze “Le courrier des Balkans“Contrat du siècle : la France va construire cinq réacteurs nucléaires au Monténégro
Mediat Françeze “Le courrier des Balkans“Mali i Zi nënshkruan kontrat të shekullit me kompanin Françeze Framatome
(Areva) të ndërtoj pesë centrale Nukleare në teritorin e saj.
Me titull “Mali i Zi nënshkruan kontrat të shekullit me kompanin Françeze Framatome (Areva) të ndërtoj pesë centrale Nukleare në teritorin e saj , për sa i përket planeve për ndërtimin e një centrali bërthamor në Mal të Zi, në mënyrë që të zgjidhet problemi energjetik.Ishte agjencia shtetërore françeze Framatome( Areva), e cila publikoi menjëherë dy javë më parë, lajmin se Mali i Zi planifikon ndërtimin e pesë centraleve nukleare në teritorin e saj në pesë lokacione, pas deklaratës së kryeministrit Gjukanoviq,“në tryezën e tij ka mbërritur një ofertë nga një shoqëri e huaj franceze, për ndërtimin e pesë centraleve bërthamore në Perast,Kotor,Njegushi,Virpazar dhe Nikshiq”.Kryeministri Gjukanovic ka treguar interes të madh, – vazhdon gazeta ”Le courrier des Balkans””, – dhe qeveria Malaziase ka përcaktuar madje edhe vendin se ku do të ndërtohet kto pesë centrale në Perast,Kotor,Njegushi,Virpazar dhe Nikshiq.Argumenti më bindës për këtë veprim të qeverisë malaziase është fakti se Mali i Zi është integruar në programin e Komisionit Botëror Bërthamor, në mënyrë që të informohet për “know-how” të ndërtimit dhe funksionimit të reaktorëve në kto pesë lokalitete.
Reagimet
“Është e vërtetë se industria bërthamore shfaq veten e saj si një shpëtimtare në udhëkryqin e ndryshimeve klimaterike, për arsye se stacionet bërthamore nuk djegin qymyr, pra nuk prodhojnë dioksid karboni. Por, na fsheh koston e madhe për ndërtim, mirëmbajtje dhe hesht për sa i përket “thembrës së Akilit” të të gjitha stacioneve të tilla, derdhjen apo groposjen e mbetjeve bërthamore”, – ka deklaruar për mediat,drejtuest e organizatës “Greenpeace”. Shqetësimin për ndërtimin e pesë stacioneve bërthamore në Mal të Zi mund të shpreh Kroacia,Bosna Hercegovina,Serbia,Kosova dhe Shqiperija.

Kompanija françeze Framatome (Areva) thotë se Mali i Zi do bëhet një superfuqi energjetike ku mundet njësoj të exportoj energjin elektrike edhe jasht kufijëve të saja »Dmth se do të duhen pesë ose më teper centrale të tillë.

Sipas “Le courrier des Balkans” “Kryetari i LDMZ Mehmet Bardhi dhe Kryetari i UDSH-së Ferhat Dinosha kan kerkuar që një central nukleare të goditet edhe në Malësi,mirpo deri tash nuk ka gjasa se do të ndërtohen fare.
Lajme nga Ulqini

Mund të reagoni dhe të jepmi mendimin e juaj reth kësaj çeshtje energjetike:
Po apo jo për Energjin Bërthamore në Mal të Zi

1